Panorama Sport
Home » Tipike » Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë Fitër Bajramin. Shumë qytetarë në orët e hershme të ditë së sotme janë mbledhur në Xhaminë e Madhe – Sulltan Mehmet Fatih, në Prishtinë, për të falur Namazin e Bajramit.

Me këtë rast, besimtarëve myslimanë u është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka kërkuar nga qytetarët kultivimin e tolerancës, dashurisë ndër-njerëzore dhe të humanitetit.

“Shoqëria jonë ka nevojë për themele të shëndosha dhe duhet të ngrihet mbi bazën e punës së ndershme. Shoqëria jonë si asnjëherë deri më parë tash ka nevojë për vlera të mirëfillta shpirtërore. Prandaj, duke shfrytëzuar këtë rast, në këtë ditë të shenjtë, dhe ky vend i shenjtë, i ftoj besimtarët tanë, të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të bashkëveprojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë të pastër e të ndershme dhe të mos lejojmë që në mesin tonë të depërtojë virusi degjenerues e devalvues”, ka thënë para besimtarëve myslimanë, Tërnava.

Tërnava ka thënë se festa e Fitër Bajramit është e një rëndësie të veçantë për besimtarët që kanë agjëruar Muajin e Ramazanit, dhe që kanë shprehur përkushtim ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

Ai ka bërë thirrje për solidaritet e bamirësi.

“Në mesin tonë kemi shumë jetimë, familje të varfra, skamnorë që nuk kanë ushqim ditor të mjaftueshëm, andaj së paku në këtë ditë feste të tregojmë se ne vetë jemi solidarë dhe t’i ndihmojmë nevojtarët”, është shprehur Tërnava.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, derisa ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar edhe për procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe për njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Përmes kësaj feste, ju uroj për njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të pavarësisë së Kosovës.  Zoti na ndihmoftë në realizimin e të gjitha dëshirave tona”, ka uruar myftiu Tërnava.

Me rastin e Fitër Bajramit qytetarët i kanë uruar edhe udhëheqësit e vendit. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në mesazhin e saj ka thënë se “në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë, që ua ka dhuruar Zoti”.

Kurse në mesazhin e kryeministri thuhet: “Uniteti qytetar, harmonia, toleranca ndërfetare dhe ndëretnike është pasuri e Republikës së Kosovës. Kjo festë është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë”.

Mesazhe për qytetarët e Kosovës me rastin e kësaj feste ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe partitë politike në vend.(Rel)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


2 + 8 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept