Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Besimtarët myslimanë festojnë, Fiter Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë, Fiter Bajramin

Nga falja e Namazit sot ne Tirane, Bulevardi "Deshmoret e Kombit"

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin festojnë sot ditën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërim, sakrificë, lutje dhe adhurim ndaj zotit në këto ditë të nxehta vere, besimtarët janë mbledhur sot bashkë për faljen e Bajramit.

Ceremonia e faljes së “Bajramit të Madh”, siç njihet ndryshe, nis në orën 06:30, ku në mungesë të një xhamie të madhe, besimtarët edhe këtë vit e falën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Dita pason me urime dhe vizita tek njëri- tjetri. Po ashtu pritet që Komunitetin Mysliman ta vizitojnë sot shuam prej personaliteteve të politikës, dhe jo vetëm, në vend. Thuajse në mbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri, Sali Berisha mblodhi në një iftar të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerësoi si një kënaqësi të veçantë që urimin  tij të parë, ia drejtonte komunitetit mysliman në të gjithë vendin. Presidenti ju drejtua myslimanëve shqiptarë me një mesazh urimi.

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni! Është kënaqësi e madhe, sigurisht edhe nder, që urimin e parë si President i Republikës t’jua drejtoj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe bashkëkombasve të mi: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit!Bajrami i Madh vjen pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, të sakrificës, të paqes dhe dashurisë për njëri- tjetrin.Ky është një rast për të festuar, kur myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit. Me rastin e kësaj feste të madhërishme, uroj për më shumë paqe, tolerancë, begati, harmoni dhe shëndet!

Të dashur motra e vëllezër myslimanë shqiptarë!

Nëpërmjet besimtarëve myslimanë gjej rastin të uroj të gjithë popullin shqiptar që ka shfaqur gjithmonë një nga virtytet e tij më të mëdha, bashkëjetesën fetare! Besimi është një nga cilësitë më të çmuara që ka njeriu dhe që e ka çuar njerëzimin përpara. Le ta ruajmë këtë besim në breza dhe ta përmirësojmë në raport me njëri-tjetrin. Edhe njëherë ju uroj ju besimtarë dhe të gjithë shqiptarëve paqe, harmoni, shëndet dhe mirësi! Më pas, shtrohet dreka në çdo shtëpi dhe urohen të afërmit me vizita tek njeri-tjetri, ku nuk mungojnë edhe miq të besimeve të tjera fetare, një traditë e vjetër kjo për shqiptarët, si shprehje e tolerancës fetare.”- përfundon mesazhi i Presidentit, Bujar Nishani.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Besimtarët myslimanë festojnë, Fiter Bajramin”

  1. Ne dhe bosnja jemi më tolerues ndaj feve.

  2. tani jemi gati te futemi ne europe,foto domethenese,shqiperia nje vend islamik ene mes te europes,turqeri e gjalle.

Beni nje Koment


6 + = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept