Panorama Sport
Home » Politike » Berisha në krah të Izraelit, sulm Iranit

Berisha në krah të Izraelit, sulm Iranit

Berisha e Lieberman

Kryeministri Sali Berisha dënoi dje për herë të parë thirrjet kundër Izraelit dhe SHBA-ve nga Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i cili deklaroi se nuk do të ketë vend në Lindjen e Mesme për kombin hebre.

Pas hapjes së Ambasadës së Izraelit në Tiranë, diplomacia shqiptare ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj liderit të Iranit, që ka kërcënuar hebrenjtë dhe kombin e tyre, duke i quajtur këta të fundit si një tumor që do të eliminohet së shpejti. Në reagimin e tij, e shpërndarë dje nga zyra e shtypit e kryeministrisë, Kryeministri Berisha e ka krahasuar ideologjinë e Ahmadinexhadit me regjimin e Hitlerit për urrejtjen patologjike ndaj hebrenjve. Në qëndrimin zyrtar të kreut të qeverisë shqiptare thuhet se deklaratat e Presidentit të Iranit janë qëndrime naziste dhe paranojake, çka përbëjnë një rrezik madhor për paqen në botë. Kreu i Ekzekutivit shqiptar, në reagimin thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjes për të ndaluar me çdo mjet programin nuklear të qeverisë iraniane, që përbën një rrezik për gjithë botën. “Me deklaratën e tij të fundit, se nuk do të ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe Lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre. Me këto qëndrime, Ahmadinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij, janë një kërcënim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një nder  rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Ambasada në Tiranë

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, në fillim të muajit gusht zhvilloi vizitën zyrtare në Tiranë ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së parë të Izraelit, në prani edhe të Kryeministrit Sali Berisha. Gjatë takimit me kreun e qeverisë, kryediplomati izraelit tha se hapja e Ambasadës do t’i shërbejë rritjes së marrëdhënieve midis dy vendeve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike.

Ahmadinexhad: Izraeli, një tumor që do eliminohet

“Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit!”. Kjo parullë është brohoritur të premten në Iran, ku mijëra qytetarë kanë përsëritur fjalët e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili ka thënë se në të ardhmen e Lindjes së Mesme nuk ka hapësirë për shtetin hebre. “Tumori izraelit do të eliminohet së shpejti”, ka thënë Presidenti në Universitetin e Teheranit, me rastin e së premtes së fundit të Muajit të Ramazanit, kur në Iran festohet edhe Dita Botërore e Jerusalemit, në solidaritet me palestinezët kundër Izraelit. “Regjimi sionist është një kancer. Shumë shpejt vendet e rajonit do t’i japin fund pranisë së pushtuesve sionistë në tokën e Palestinës. Perëndimorët thonë se duan një Lindje të Mesme të re, por në rajonin tonë nuk do të ketë më gjurmë të sionistëve”, ka shtuar Presidenti, i cili e ka mbyllur fjalimin me klithmën: “Vdekje Izraelit dhe vdekje Amerikës!”.

FATION BINJAKU

 

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Berisha në krah të Izraelit, sulm Iranit”

  1. Ka 10 vjet që Izraeli dëshiron të godas sitet nukleere të Iranit.,sot e dim që jan mburrje.

  2. Ne solidaritetin me popullin Palestinez duhet te bashkohet gjdo njeri qe shpreh keqardhjen per keto 60 vite masakra,me vrasje,perdhunime,burgosje,okupime territoreve,te bera nga qeveria Izraelite deri me sot.Me nje fjal ai shtet qe perkrah rrezistencen e popullit Palestinez do perballet me sulm nga Izraeli,USA.UK.Iraku u sulmua me pretekstin se disponon arme berthamore por ne te vertet nuk dispononte,por ishte qellimi se ka arin e zi,po keshtu po akuzohet edhe Iraku.Mendoj se keto luftra shkaterruan popuj,dhe humbje me mijra jet njerezish,jo per liri,por per interesa.

  3. Zotëri Berisha i bënë lajka Izraelit jo pse Ahmadin Nexhad dha deklarat të pa pranueshme por , e din mirë fuqin e hebernjëve në amerik.Parimi nuk është në anaën e Izraelit kur ai kërcnon Iranin se do ti sulmoj objektet e dyshuara nukleare ndersa vet posedon armë të tilla dhe mban territore të okupuara që nga viti 1967 edhe për kundër Rezolutes 242 të Këshillit të Sigurimit.

Beni nje Koment


+ 9 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept