Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Bajrami, Berisha: Sot, dita e nderimit të sakrificës

Bajrami, Berisha: Sot, dita e nderimit të sakrificës

Ashtu si çdo vit, e kthyer në një traditë tashmë, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka vizituar kryesinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku u ka uruar të gjithë shqiptarëve, ditën e nderimi të sakrificës, siç e quajti ai, festën e Fiter Bajramit.

Berisha tha se vendimi i besimtarëve myslimanë për t’ju përkushtuar dhe nderuar zotin në këtë verë kaq të nxehtë, për ta sakrifikuar veten nga pika e ujit, është frymëzues për të gjithë njerëzit.

“Nuk ka përkushtim më eprorë, dhe më të parë se përkushtimi i njeriut ndaj zotit. Të urojmë sot të gjithë besimtarët e zotit, gëzuar këtë ditë. Ditën e nderimit të sakrificës. Gjithçka ndërton njeriu nga vitet më të hershme të fëmijërisë dhe ne vazhdim, të gjitha meritat, të gjitha ëndrrat që ai realizon kanë në themel sakrificën”- theksoi Berisha.

Të urojmë që Bajramin tjetër, vazhdoi kryeministri, ta festojmë më mirë, më të begatë, më të lirë, më të sigurtë siç e meritojmë.

Më herët në kryesinë e Komunitetit Mysliman Shqiptarë ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, deputeti, Blendi Klosi.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Bajrami, Berisha: Sot, dita e nderimit të sakrificës”

  1. Më pan syt një artikull ku ndërtimi i xhamis së re fillon me 4 tetor.Pyetja ime është Pse jo më 11 shtator?

Beni nje Koment


5 + 1 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept