Panorama Sport
Home » Politike » Berisha shtron iftar me krerët e komuniteteve

Berisha shtron iftar me krerët e komuniteteve

Berisha gjate shtrimit te Iftarit

Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të shenjtë të Ramazanit, shtroi të premten në mbrëmje një iftar për besimtarët myslimanë në një prej rezidencave qeveritare. Kjo darkë mblodhi së bashku shumë miq dhe të ftuar, si drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari i këtij komuniteti, Haxhi Selim Muça, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend. “Ne shqiptarët kemi një trashëgimi të shkëlqyer, e cila dora-dorës vjen duke u bërë gjithnjë e më e njohur dhe dora-dorës vjen duke u shpalosur gjithnjë e më shumë në Europë dhe në botë. Këtë vit, që kemi edhe vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, është një rast për të shprehur një mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve”, deklaroi Berisha.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Berisha shtron iftar me krerët e komuniteteve”

  1. Ësht mir të injorohen si Fe.

Beni nje Koment


1 + = 2

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept