Panorama Sport
Home » Politike » Arvizu: Lika të punojë si Bahri Shaqiri

Arvizu: Lika të punojë si Bahri Shaqiri

“Nuk më interesojnë marrëdhëniet e qeverisë me kreun e SHISH-it, për SHBA-të ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryejë detyrimet e tij në përputhje me NATO-n”.

Kjo ishte deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, në përfundim të tri takimeve të rëndësishme që zhvilloi dje me krerët e politikës shqiptare. Vetëm një javë pas emërimit të drejtorit të ri të SHISH, diplomati amerikan në Tiranë zhvilloi takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Pas takimeve me Presidentin dhe Kryeministrin, zyrat respektive të shtypit njoftuan se me ambasadorin është biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe reformën në Drejtësi. Pas takimit me Ramën, selia rozë nuk bëri asnjë njoftim, por ishte vetë ambasadori Arvizu, i cili para mediave zbardhi atë çfarë kishte biseduar me krerët e politikës shqiptare. Fillimisht, kryediplomati amerikan dha vlerësime maksimale për punën e kreut të shkarkuar të SHISH-it, Bahri Shaqiri. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrëdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur duke ndihmuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë mes shërbimit që ai drejtonte dhe tonit. Për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira, pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë”, ka thënë Arvizu. Sipas tij, shërbimi inteligjent shqiptar nuk i përket epokës së SHIK-ut të viteve ’90. “Ajo çka është me rëndësi lidhet me të ecurit përpara….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ARISTIR LUMEZI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

7 Komente per “Arvizu: Lika të punojë si Bahri Shaqiri”

  1. cudi si nuk ka asnji koment te ayre qe na thane se eshte bere shkelje me nderrimin e kreut te shish ,se po humbet pavaresia e institucioneve ,se z.ajazi ka punuar me shikun e ’90 , se ai ka shtetsi kanadeze , se gazetarucet tash ndjehen te trembur etj etj, nga u zhduk gjithe ajo hordhi nxiresletrash ……

  2. Duhen Amerikanizuar dhe Socialistët.

  3. Z.Arvizu,qenke vertet njeri i cuditshem.Si nuk e kupton qe po na behesh si vellama i Berishes ?! Ti vepron si eksponenti matematikor,qe Berishes i qendron mbi koke,sikurse nummuri qe ngre ne fuqi nje numer tjeter.Po e ul veten me poshte se diplomatet medioker dhe po behesh shkaketar qe te bjere edhe numeri i simpatizanteve shqiptare per SHBA-te.Ca si puna jote,ua kane bere gogol Ameriken shume vendeve ne bote dhe,…kur flet perfaqsuesi i SHBA-ve ne OKB, dy te tretat e antareve te OKB-se shprehen kunder.Ja si po e katandisni vendin tuaj,krahasuar me 2-3 dekada me pare.

  4. Cudi si nuk ka asnje koment qe te thote se Shaqiri u shkarkua se nuk kreu detyren,nuk e informoi kryeministrin se demostrata e 21 janarit do te shvillohej me 21 janar ! “Lika te punoje si Shaqiri” -thote Arvizu dhe kjo i permbledh te gjitha,edhe SHISH-in,edhe SHIK-un edhe Gazudeden!

  5. Shpreh mirnjohjen time personale per Ambasadorin Zotin Arvizu. Nepermjet deklarates se tije eshte shume qarte te kuptohet se kush dhe cfare eshte e rendesishme ne funksionin e SHISH. Jo personi por zbatimi i detyres jane te rendesishme per Shqiperine. Me nderim pershendes Ambasadorin zotin Arvizu, qe beri shume te qarte kete zevendesim tek SHISH

  6. ARZVIU AMERIKON NUK ESHTE I AFTE TE JAPE ARESYETIMIN

  7. Berish, ku vete me pantallona te bardha ne nje takim zyrtar diplomatik? Thirri rradakes.

Beni nje Koment


+ 1 = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept