Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Time dhe CNN “falin” Zakarian, e kthejnë në punë

Time dhe CNN “falin” Zakarian, e kthejnë në punë

Fareed Zakaria

Gazetari i njohur indiano- amerikan, Fareed Zakaria, i cili u pezullua nga Time dhe CNN javën e kaluar, pasi ai kërkoi falje për plagjaturën e një paragrafi nga New Yorker për një shkrim të tij tek TIME, do të mbajë të dyja punët.

Time dhe CNN, të dyja në pronësi të  Time Warner njoftuan ditën e enjte se pas një shqyrtimi të punës së tij ata kanë hequr pezullimin e përkohshëm ndaj gazetarit të lindur në Mumbai, Fareed Zakaria, 48 vjeç.

Time tha se Zakaria do të vazhdojë të shkruajë për të në shtator. Në një deklaratë të CNN thuhet se rubrika javore e Zakarias, GPS, do të nisë transmetimin sërish më 26 gusht.

“Ne kemi përfunduar një shqyrtim të hollësishëm të secilit prej kolumneve të Fareed Zakarias për Time dhe ne jemi të kënaqur plotësisht, plagjiatura ishte një gabim pa dashje dhe një incident i izoluar për të cilin ai ka kërkuar ndjesë,” thuhet në deklaratën e TIME.

Ndërsa CNN po ashtu tha se, pas një kontrolli të hollësishëm të materialeve të Zakarias, nuk është gjetur asgjë që na detyron të të vazhdojmë pezullimin ndaj tij.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Time dhe CNN “falin” Zakarian, e kthejnë në punë”

  1. keta kerkojne nga zakaria te prodhoje papushim shkrime si te ishte makine. cdo gje ka nje cak. edhe nje si ai i mbarojne idete. give the guy a break.

Beni nje Koment


8 + = 9

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept