Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Skënderaj ndez festën e “Birra Korça”, sonte radha e Maya

Skënderaj ndez festën e “Birra Korça”, sonte radha e Maya

Atmosfera mbrëmë në festën e “Birra Korça”

Birra “Korça”, adrenalina e Festës së Birrës, ka mbyllur madhërishëm edhe natën e dytë të festës. Dritat e skenës janë shkrirë harmonishëm me shishet e birrës “Korça”, duke reflektuar gjithë harenë e një qyteti.

Njëzëri, korçarë dhe të huaj kanë bërë “Gëzuar” me birra “Korça”, në eventin që ka thyer rekordet e pjesëmarrësve, duke arritur në majë të klasifikimit sa u takon eventeve që synojnë promovimin e turizmit. Mes surprizave të shumta për këtë vit, të cilat do të zbulohen nga nata në natë, ka shpërthyer surpriza e parë e mbrëmjes. Një përshëndetje e përzemërt ka ardhur nga Bashkia e qytetit për “Birra Korça”, e cila i ka sjellë qytetit një festë gjigande, duke e bërë atë destinacionin e preferuar të muajit gusht. Më pas nisi serenata korçare, e cila ka rindezur skenën dhe pjesëmarrësit. Në natën e dytë, interpretimet e larmishme janë sjellë nga Mateus Frroku, Alban Skënderaj & The Voice of Albania Band, si dhe grupi i njohur kosovar NA. Të gjithë kanë ngritur duart lart, duke kërcyer dhe kënduar njëzëri. Këngëtarët nga skena interpretonin live, duke ndezur atmosferën e natës së dytë të festës së “Birra Korça”.

Një grup të rinjsh të ardhur në Korçë për Festën e Birrës

Përveçse e shndërroi natën në një festë gjigande, ku të gjithë kërcenin me gota dhe shishe të birrës “Korça” në duar, festa impresionoi edhe të huajt. Alice di Gianantonio, një vajzë 25 vjeçe, e ardhur enkas për festën nga Italia, u shpreh e impresionuar për këtë festë të përmasave botërore. “Unë vij nga Italia dhe enkas për “Birra Korça”. Rastësisht kam dëgjuar disa emigrantë, të njohurit e mi, të cilët flisnin me shumë entuziazëm për këtë festë teksa planifikonin pushimet e tyre. I pyeta dhe më treguan se çfarë ndodhte këtu në netët e festës së birrës. Kureshtja më bëri që të marr avionin dhe të vij për ta parë nga afër festën e “Birra Korça”. Këtu është një mrekulli! Festa është e përmasave botërore, ndërsa kënaqësia që të jep është shumë e madhe. Më duket se motoja e saj duhet të jetë argëtim pa limit, sepse ka dy net që vetëm po dëfrej së bashku me miqtë e mi. Kisha planifikuar për të qëndruar 3 net, por do të qëndroj deri në fund. Kam pirë deri tani vetëm birrë “Korça”. Pyeta dhe më thanë që është mbretëresha e festës. S’mund të vija nga Italia dhe të mos e shijoja”. Kështu u shpreh turistja italiane mjaft e entuziazmuar, ndërsa shijonte birrën bashkë me kërnackat e famshme të Korçës. Veç birrës bionde, birra e zezë mbrëmë ishte një preferencë e padiskutueshme për pjesëmarrësit e festës. Pas natës së parë, ku u konsumuan dhjetëra-mijëra gota, Bashkia e qytetit ka pohuar se gjithçka i ka tejkaluar limitet e parashikuara. Konsumi i birrës “Korça” ka qenë në maksimum në të gjitha stendat, për qytetarët që qëndruan në këmbë duke shijuar koncertin, si dhe turistët e huaj. Ovacione të shumta shkaktoi edhe dalja në skenë e Alban Skënderajt. Të gjitha këngët e tij janë shoqëruar nga publiku në koncertin që zgjati thuajse deri në agim. Sonte pritet që atmosfera e festës të ndizet nga këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore Maya dhe Petrit Lulo.

KORÇE/ DHORJELA DEMKOLLI

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Skënderaj ndez festën e “Birra Korça”, sonte radha e Maya”

  1. Mendoj se korçarët kanë gjetur një mënyrë të mirë për t’i harruar problemet e përditshme, njeriu i dejur nga birra bëhet çafli, këndon dhe për pak çaste kalon në një jetë virtuale dhe mashtruese, larg batakçinjëve që Korçen e katandisen në një gjendje çfarë është sot. Rrëzohet monumenti e Themistokliut në pikë të ditës nga dora e mallkuar e ndonjë korçari, vidhen pikturat e ikonës së artit korçar dhe shqiptar Vangjush Mio nga ata që janë paguar ti rujanë këto piktura, digjen malet gjithandej dhe korçarët ia thonë serenadave, pinë birrë dhe deti kos u bëftë. Këta 40 mijë veta që pinë birrë, po të shkonin për të shuar zjarrin që po i afrohet Korçës, zjarri do shuhej, por këta se kan ngenë për këtë punë, janë në bulavard duke bërë çejf. Korça vazhdon jetën e saj, e rraskapitur, e varfëruar, e poshtëruar nga karagjizët, nga hajnat, pijanecët dhe korçarët bëjnë festë, këndojnë dhe heqin valle dhe deti u bëftë kos.

Beni nje Koment


9 + = 13

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept