Protestuan kundër Putin, 2 vjet burg për “Pussy Riot”
Kuriozitete e Premte, 17 Gusht, 2012 | 17:05 pmTri anëtaret femra të grupit, Pussy Riot, të cilat organizuan një protestë kundër Presidentit rus, Vladimir Putin në një kishë janë dënuar me dy vjet heqje lirie. Vendimi u dha nga një Gjykatë në Moskë, ku sipas saj vajzat janë gjetur fajtore për huliganizëm të nxitur nga urrejtja fetare.
Të ulura së bashku brenda një hapësire të qelqtë, Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeç, Maria Alyokhina, 24 vjeç dhe Yekaterina Samutsevich, 30 vjeç e pritën duke qeshur vendimin.
Gjykatësja, Marina Syrova tha se tri anëtaret e grupit e kishin “planifikuar me kujdes” veprimin e tyre të 21 shkurtit brenda Katedrales, Krishti Shpëtimtar, dhe se ata nuk kanë shprehur asnjë pendim, duke ofenduar ndjenjat e besimtarëve.
Të tri gratë, dy prej të cilave kanë fëmijë, janë shprehur se ato kanë protestuar kundër marrëdhënieve të ngushta të Presidentit, Vladimir Putin me Kishën Ortodokse ruse, dhe se nuk kanë patur për qëllim të fyejnë besimtarët.
Ndërkaq, gjatë dhënies së vendimit, jashtë gjykatës së Moskës rreth 20 persona u arrestuan nga policia, duke përfshirë edhe kampionin botëror të shahut, Garry Kasparov.
- Ne momentin e dhenies se vendimit

































Ne Rusi drejtesia ende eshte e mbarsur me ideologji komuniste, qe te mohonte te drejten e fjales te mendimit te muzikes. Grat, pase vendimit qeshen, se vertet vendimi eshte qesharak.
Per te protestuar kunder Putinit, duhej perdhosur kisha? Apo duhej dale ne publik pa breke? A nuk i tha zv/kryeministri rus Madones: ose hiq kryqin, ose vesh breket…
Puna pa mënd dhe pa plan ësht si nata e zez katranë.Levizja e gocave ngjasonte një orgazëm me metode bizarre.