Panorama Sport
Home » Ekonomi » Mjekët e infermierët, pagat sipas spitaleve e diplomave

Mjekët e infermierët, pagat sipas spitaleve e diplomave

Mjekët, infermierët dhe gjithë punonjësit në sektorin e shëndetësisë me vendimin e qeverisë kanë përfituar edhe rritjen e pagës.

Gazeta boton sot të plota tabelat, ku detajohet pagesa për çdo pozicion në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga drejtorët e spitaleve të vendit e deri te specialistët apo teknikët e lidhur me këtë sektor. Në vendimin e qeverisë, rritja fillon nga paga bazë që është ajo që jepet sipas nivelit arsimor, të kërkuar nga vendi i punës, pra nga disponimi i diplomës përkatëse. Deri më datë 14 korrik kjo pagë ishte 13 mijë lekë, ndërsa nga 15 korriku ajo është 14 mijë lekë. Vendimi i qeverisë trajton edhe pagesat shtesë që merren nga infermierët në raste urgjente, kur janë të detyruar të punojnë në ditë festash apo fundjavë. Infermierët “për shërbimin e urgjencës së rrethit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë”, e cila ka një ndryshim krahasuar me një vit më parë. Qeveria ka vendosur që të rrisë edhe pagesën për infermierët lidhur me ditët e punës që kryhen në fundjavë apo në ditë festash dhe ka lënë të pandryshuar pagesën për të njëjtat ditë për mjekët. Për infermierët, përcaktimi i shtesës bëhet sipas sistemit të kohës dhe 24 orë, 16 orë apo 12 orë dhe sipas ditëve të ndara respektivisht, e shtunë e diel dhe ditë festash. Kështu, një infermier që punon sipas sistemit 24 orë në një ditë të shtunë, do të marrë si shtesë 1700 lekë, ndërsa për të dielën 2100 lekë, dhe për ditë festash 2500 lekë. Për secilën kategori, vendimi i qeverisë përcakton edhe masën e shtesës në rastet e punës për urgjenca, ku për ditët e festave pagesa mbetet më e larta.

(Tabelat me rritjet e perfituara per mjeket, infermieret dhe gjithë punonjësit në sektorin e shëndetësisë,  per mesuesit,  titullarët e institucioneve, deri te stafet politike e punonjëset e pastrimit si dhe shtesa për pagat e bashkiakëve i gjeni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NERTILA MAHO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Mjekët e infermierët, pagat sipas spitaleve e diplomave”

  1. sa me shume te marin keta aq te uritur jane per leke nuk heqin dore nga rryshfetet po une i bej thirrje gjiyhe shqiptareve qe te mos japin kokerr leku nen dore po paguhen nga shteti dhe ti sherbejne punes .se na ropen .Po keshtu ju beje thirrje dhe arsimtareve te punojne ne oret e mesimit dhe te bejne konsultime jashte orarit mos ti kerkojne nxenesit ne kurse private se ju ka shkuar rroga aq sa se meritojne kurre se gjithe diten muhabet e lezet kafe dhe dallavere bejne gjithe diten

Beni nje Koment


+ 1 = 2

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept