Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Speciale » Vahid Lama: Unë, juristi që punova 13 vite në paradhomën e Enverit

Vahid Lama: Unë, juristi që punova 13 vite në paradhomën e Enverit

Vahid Lama, foto e vitit 2004

Enveri siç e pashë dhe e njoha në zyrën e tij! Rrëfimi ndryshe për profilin e diktatorit ka autorësinë e juristit Vahid Lama, zyrtarit që punoi 13 vite në paradhomën e kreut të regjimit. Enveri që zbulon në dorëshkrimin e kujtimeve ndihmësi i tij, është krejt tjetër nga ai që shfaqej para shqiptarëve. Hipokrit e demagog, zemërak me kolegët e vartësit, mjeshtër i aktrimit dhe ironisë, finok në kurthet ndaj tjerëve, i pabesë e hileqar me shokët, pervers e dashakeq si ai etj. Përtej sjelljeve të tilla, Lama ndriçon raportet e panjohura midis krerëve të shtetit, rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve me të cilët diktatori ndante përditshmërinë dhe kafen e mëngjesit, rolin e Haxhi Kroit në axhendën ditore, pozicionin e veçantë të Ramiz Alisë në grupin e afërt që punonte me Enverin, redaktorët e besuar të librave të tij, peshën e Nexhmije Hoxhës në vendimmarrjen e kreut të regjimit, si “nëna e sherrit” në aparatin e KQ dhe e besuara e vetme e tij. Po kaq interesante janë episodet ku ndihmësi i Enverit shpjegon ndikimin e temperamentit dhe sëmundjes kronike në sjelljet e nxituara, mënyrën si përpunohej akuza në zyrën e sekretarit të Parë për ministra e gjeneralë që dilnin tradhtarë, sjelljet e dyzuara me njerëzit e artit dhe kulturës, prapaskenat për dënimin e Festivalit të 11-të, diskutimet misterioze në zyrën e diktatorit për poemën e Kadaresë “Në mesditë u mblodh Byroja Politike” dhe tërheqja e diktatorit nga ideja për ta goditur shkrimtarin e shquar. PARA SE TË SHKOJA NË KQ Kisha mbaruar Fakultetin e Drejtësisë më 1958-n dhe, pas gjashtë muajsh punë si ndihmësprokuror i Durrësit, u transferova në Krujë me detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit. M’u desh të bëja përpjekje të mëdha për të fituar praktikën e munguar. Isha pa përvojë. Veç kësaj, në atë kohë as në gjykatë, as në prokurori, për fat të keq, nuk kishte ende juriste. Të gjithë ishin përgatitur në kurse disamujore dhe vazhdonin gjimnazin e mbrëmjes. Kuptohet, niveli teorik i tyre linte shumë për të dëshiruar, sido që kishin fituar përvojë dhe shprehi në punë. Në këto kushte, ne kishim nevojë për njëri-tjetrin, sepse përvojën që më mungonte mua e gjeja tek ata dhe, atë që u mungonte atyre, e merrnin nga unë. Edhe kjo nevojë e ndërsjellë ishte një arsye më tepër që midis nesh të krijoheshin marrëdhënie të mira. Pas dy vitesh punë më thërrasin në Komitetin e Partisë së rrethit dhe më shfaqën mendimin se detyra që më ishte ngarkuar “mund të kryhej më mirë, duke bërë pjesë në radhët e partisë. Futja në parti do të të japë dorë, sepse kështu besimi dhe ndihma e saj ndaj teje do të shtoheshin”. Këtë propozim të tyre e prita mirë, jo se kisha bindje dhe botëkuptim komunist, por më tepër si një veprim pragmatist që më ndihmonte në mbarëvajtjen e punës. Në shtëpi u tregova njerëzve të mi që së shpejti prisja pranimin në parti…. (Rrefimin e plote ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

5 Komente per “Vahid Lama: Unë, juristi që punova 13 vite në paradhomën e Enverit”

  1. Nje pyetje te vockel per “sekretarin e madh”: ti qe mbake mend te gjitha si ke harruar qe Universiteti i Tiranes u hap ne vitin 1957,kurse ti paske mbaruar fakultetin e tij te drejtesise me 1958-ten????!!!!Du vjecar ishte fakulteti ne ate kohe?

  2. Arberesh,.. dukesh i lashte nga emri por si duket detaje si ky ti ka mbuluar pluhuri i harreses..

    Sidoqofte, po ta freskoj une memorjen dhe po te jap pergjigje ne emer te “sekretarit te madh”..

    http://unitir.edu.al/rektorati/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=39&Itemid=90

    Linku eshte nga faqja zyrtare e fakultetit te drejtesise.. lexo historikun.

  3. Nje harrese e di qe kam bere,tani edhe kurset kater mujore te drejtesise ne zonen e plazhit,i quajne studime akademike dhe universitare.Prandaj edhe ju insititutin 2 vjecar,apo dy vite ne fakultetin e ri(1957-58) i quani studime te plota universitare.Tani u sqarova zoti sekretaruc i “sekretarit te madh”! Sipas informacionit ne faqen zyrtare del qe Fakulteti i Drejtesise filloi me 1957 dhe zgjaste 4 vjet.

  4. Une nuk e mbroj diktatorin, perkundrazi e denoj si çdo shqiptar i pervuajtur ne ate kohe. Por keta njerez si ky “sekretari i madhe”, qe i kane sherbyer me besnikeri diktatorit jane kulishet e tij, se ndryshe do ishte ekzekutuar me ata qe e kane kundershtuar diktatorin. Siç duket tani ka filluar te mare guximin e moshes per te folur. Ky njeri nuk ja vlen te jetoje as kohen e sotme te demokracise sepse asnjehere nuk ka per tu treguar i ndergjegjshem per punen e tij. Me mire te tregoje se sa njerez ka marre me qafe duke i denuar me gjyqet ogurzeza qe ka drejtuar ne ate kohe.

  5. Po lexo mo lexo se po i ben lemsh te gjitha.. ja c’thote faqja e fakultetit…

    Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin “Instituti i Lartë Juridik”. Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet, si një nga të shtatë fakultetet, me emrin “Fakulteti i Drejtësisë”..

    Eshte e bardhe ne te zeze 1 9 5 4.

Beni nje Koment


6 + = 10

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept