Rekordi i natës së parë, 40 mijë veta në festën e “Birra Korça”
Kuriozitete e Enjte, 16 Gusht, 2012 | 15:41 pmRekord pjesëmarrësish në natën e parë të festës së “Birra Korça”. Rreth 40 mijë veta, turistë nga vendi dhe bota kanë shijuar dje birrën e qytetit dhe koncertin e organizuar nga Bashkia.
Të organizuar në grupe, pjesëmarrësit konsumuan në pak orë dhjetra-mijëra gota të birrës “Korça”. Qyteti i traditës dhe birra e traditës, të alternuar me njëri-tjetrin, konfirmuan edhe një herë suksesin e festës së sjellë për qytetarët jo vetëm nga Korça, por nga çdo skaj i botës. Vargjet e makinave, të cilat i janë drejtuar kësaj feste kanë nisur që në orët e mesditës për të arritur kulmin në darkë, me një koncert të madh festiv, me muzikë live të shoqëruar me birrën ‘Korça’. Mes kërcimeve, këngës dhe atmosferës festive birra “Korça” është renditur edhe njëherë e para për sa u përket preferencave të qytetarëve. Ata qëndruan në radhë enkas për të konsumuar vetëm këtë birrë. “Kemi dëgjuar se birra “Korça” mban emrin e këtij qyteti të mrekullueshëm.
Ne kemi ardhur edhe në vitet e mëparshme në festë, dhe jemi larguar në fund të saj me përshtypjet më të mira. Birra “Korça” është e një cilësie mjaft të mirë, konkurron birrat që ne konsumojmë në Angli. Vitin e kaluar vizituam edhe ambientet e fabrikës dhe mund të them se infrastruktura brenda saj tejkalonte standardet e mjaft fabrikave të tjera që ne kemi vizituar nëpër botë”, u shpreh një turist, i cili kishte ardhur me një grup miqsh nga Anglia. Mjaft turistë të tjerë kishin ardhur nga shtete të ndryshme, jo vetëm të rajonit, por edhe nga Italia, Gjermania dhe SHBA. Festa e birrës do të zgjasë për pesë net me radhë, ndërsa do të performojnë artistë nga vendi dhe bota. Mbrëmë kënduan Eneida Tarifa, Elton Deda, Renis Gjoka Band, Fenix Band, ndërkohë ishin të pranishëm edhe Portokalli Show, të cilët i dhanë atmosferë akoma dhe më shumë festës ku pihet vetëm birrë. Vetë kryetari i Bashkisë së Korçës, në fjalën e tij e vlerësoi birrën “Korça” si birrën e traditës së qytetit, duke përgëzuar edhe cilësinë e saj. “Birra ‘Korça’ është birra e këtij qyteti. Të më falin, pasi në këtë festë marrin pjesë shumë birra të tjera, por duhet ta them që birra ‘Korça’ është më e mira. Ajo zë vendin kryesor në këtë festë, sepse ka qenë dhe vazhdon të jetë më e preferuara prej edicionit të parë e deri në këtë ditëlindje të 6-të të festës së birrës”, u shpreh Peleshi.
“Tradita e ‘Birrës Korça’ na bën krenarë të gjithë shqiptarëve”
“Vërtet e këndshme. Unë vij enkas nga Gjermania, pasi kam dëgjuar nga të afërmit e mi të cilët prej 6 vitesh ndjekin festën e ‘Birrës Korça’. Më pëlqen atmosfera, muzika, gjithçka duket perfekte. Kështu u shpreh mbrëmë Zarife Rushiti, një emigrante e cila, siç pohoi, kishte ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë pesë net radhazi në festën e “Birra Korça”. Çfarë birre keni shijuar? Unë nuk dija se çfarë të zgjidhja, por kur pashë që të gjithë njerëzit ishin grumbulluar para tendave ku lexonte “Birra Korça”, u drejtova edhe unë për atje. M’u duk intrigues edhe fakti që kjo birrë mbante emrin e qytetit. Si ju duket birra “Korça”? Të them të drejtën, nuk është hera e parë që unë po e pi dhe nuk e di sa gota mund të kem konsumuar. Më duket e shkëlqyer, madje më e shijshme se në Gjermani. Sigurisht që unë kam pasur mundësinë ta konsumoj birrën gjermane, e cila është shumë e njohur, por birra “Korça” është e një standardi të lartë. Do e pi jo vetëm për këto pesë net, por sa herë të mundem, madje edhe në Gjermani. Dëgjova shumë të tjerë që shprehnin konsiderata për birrën. Shumë prej tyre ishin të huaj, dhe kjo gjë na bën krenarë të gjithë ne shqiptarëve, sepse edhe ne e kemi traditë birrën.
Peleshi shëtit në bulevard me Beer Bike
Ajo që e bënte akoma më të veçantë festën e “Birra Korça” ishte edhe një Beer Bike që gjallëroi qytetin që në mesditë, duke iu shpërndarë qytetarëve gotat me birrë. Për herë të parë, në ditëlindjen e saj të gjashtë, në këtë festë është sjellë Beer Bike, që u dha mundësinë pjesëmarrësve në festë të shijojnë birrë edhe duke pedaluar. Me dhjetëra qytetarë kanë ndjekur paradën e biçikletës së birrës, në të cilën pedaloi edhe vetë kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi. Duke pirë birra “Korça”, kryebashkiaku Peleshi dhe qytetarët kanë mundur të shijojnë pijen që do të dominojë në pesë mbrëmjet festive. “Birra Korça pa dyshim është krenaria jonë, një markë që është pjesë e identitetit të qytetit tonë. Beer Bike do të jetë një guidë ekstra për vizitorët, të cilët mund ta shijojnë birrën ‘Korça’ duke shëtitur në qytet dhe duke e vizituar atë”, – u shpreh kryebashkiaku Peleshi. Beer Bike ka sjellë brohoritma dhe atmosferë në rrugë, e cila ka nisur paradën e saj nga fillimi i bulevard “Republika” e deri te sheshi në parkun “Rinia” të qytetit. Beer Bike është traditë në qytetet e mëdha të birrës, si Anglia, Gjermania apo Holanda, por tashmë një biçikletë e tillë me 10 pedale u bë traditë edhe në qytetin ku tradita e birrës ka nisur një shekull më parë.
































Bravo Korca !
Kujdes me birren ,–Anglezet pijne jashtezakonisht shume birre
Ketu ne USA behet festa e Birres gjermane ne tetor dhe quhet …Octo-festa ,
Jane ca lokale ketu me oborr shume te madh perpara lokalit ku kane vendosur tavolina si ato ne mencat e punetoreve dhe atje mileti pijne birre ehane ndonje salcice me patate qe shitet tek lokali –Keto lloj lokalesh quhen Beer garden–Kane edhe orkkester muzikore
Po jane te lezecme se mblidhen shume njerez