Kombëtarja “i falet” gjeneratorit
Sport e Mërkurë, 15 Gusht, 2012 | 15:20 pm
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Moldavisë përfundimisht do të luhet sot, në orën 20:30, në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndërkohë është zgjidhur problemi i ndriçimit, i cili do të bëhet me gjenerator, pasi kompania CEZ nuk ka pranuar që të lëshojë energji elektrike për stadiumin, duke qenë se ky impiant është debitor me 7 milionë lekë (të vjetër), shumë e akumuluar në kohë. Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, “kërcënoi” në një farë mënyre CEZ-in, duke e akuzuar si “të pandjeshëm karshi Kombëtares”, dhe duke mos pranuar që të paguajë debinë ndaj kësaj kompanie. “Unë si sekretar i Federatës ia parashtrova zgjidhjen CEZ-it, duke konfirmuar se ne ishim gati të paguanim çdo shpenzim që tani e tutje, paçka se ende stadiumi nuk na ka kaluar tërësisht ne, për shkak të disa burokracive shkresore. Por ne nuk mund të marrim përsipër borxhin që një kompani e mëparshme shtetërore, e cila ka pasur në administrim stadiumin, ka karshi një kompanie tjetër, siç është në rastin konkret CEZ-i. Kjo është e pakonceptueshme. Ne të tilla kushte, ne do të lajmërojmë FIFA-n. Mund të sigurohet pa problem edhe një gjenerator, por FIFA ka rregulla strikte dhe nuk të lejon nisjen e një ndeshjeje ndërkombëtare pa dy burime alternative”, – pat pohuar dje Prodani. Një ditë më vonë, dje, federata çuditërisht as nuk e lajmëroi FIFA-n, as nuk e lajmëroi kundërshtarin dhe as nuk pretendoi për gjetjen e një burimi të dytë energjie alternative, duke vendosur që takimi të luhet me drita falë gjeneratorit.




























MIr ti bohet se energjia prodhohet ne shqipri dhe shitet nga ceket CEZ qe duan te injorojn kombin Bravo kur nuk ka shqiptar ne shqipri le te tallen me kombtaren.