Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Rusi, mbështeti homoseksualët, hetim për Madonën

Rusi, mbështeti homoseksualët, hetim për Madonën

Mbretëresha e POP-it, Madona mund të ndiqet penalisht nga autoritetet ruse. Policia në Shën Petersburg ka nisur hetime mbi pretendimet se Madona ka shkelur ligjin, i cili ndalon mbështetjen publike të homoseksualitetit në Rusi.

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në koncertin e saj në Shën Petersburg, të enjten e kaluar, Madona ka kërkuar tolerancë për homoseksualët dhe lesbiket, si dhe ka folur për rreziqet e shoqërive që dështojnë të trajtojnë njerëzit e tyre me “dinjitet, respekt dhe dashuri”.

Aktivistët e Organizatës për Kontroll Prindëror i kanë kërkuar policisë që Madona të ndiqet penalisht.

Ligjvënësi i Komunës së Shën Petersburgut, Vladimir Milonov, i cili është edhe hartuesi i ligjit anti-homoseksual, ka kërkuar që Madona ose organizatorët e koncertit të sillen para drejtësisë.

Ligji përcakton gjobë deri në 15,700 dollarë për shkelësit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Rusi, mbështeti homoseksualët, hetim për Madonën”

  1. po te mund putini edhe alienet i padit e lere me njerzit,keshtu e kane komunistat.

Beni nje Koment


+ 8 = 17

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept