Panorama Sport
Home » Video » Miftari: Vëllai i Thaçit informatorë i UDB-së

Miftari: Vëllai i Thaçit informatorë i UDB-së

Në një video ekskluzive që ka siguruar Indeksonline, janë bashkë dy të vetë-shpallurit agjent të SHIK-ut duke folur për “problemet e mëdha”.

Dy personazhet, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre dhe letrat e shkëmbyera mes veti, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës.

Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshës, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera.

Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tash duke pirë çaj në shtëpinë tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllain e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).

Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari e pohon të kundërtën.

Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.

Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Miftari: Vëllai i Thaçit informatorë i UDB-së”

  1. Se mos ka qene i vetem, plot ka patur dhe akoma ka edhe ne shqiperi.

Beni nje Koment


9 + = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept