Zbulohet biografia e parë e Enver Hoxhës nga Nako Spiru
Kulture e Premte, 10 Gusht, 2012 | 12:32 pmShtëpia botuese “Naimi” publikon kujtimet e Franko Benantit
Ka ardhur fillimisht si pushtues, pastaj ka kaluar në anën e partizanëve, pas luftës është arrestuar, burgosur e akuzuar si agjent i Vatikanit. Një njeri që i ka përjetuar të gjitha. Një dëshmitar okular i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por edhe i zhvillimeve politike të brendshme. Bëhet fjalë për mjekun italian Franko Benanti, i cili pasi shpëtoi në mënyrë peripetike nga komunistët shqiptarë, i ka lënë historisë si një dëshmi të vyer një libër me kujtime.
Titullohet “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”, i botuar disa herë në Itali, por që në gjuhën shqipe publikohet për herë të parë nga botuesi Naim Zoto nën siglën “Naimi”, nën shqipërimin e Luan Malajt. Në rreth 350 faqe libër, Benanti na sjell përmes optikës së një të huaji, i cili i ka provuar të dyja anët e medaljes, një hark kohor të ngjeshur me ngjarje që do të shënjonin për një gjysmëshekulli historinë e shqiptarëve.
Duke qenë mjek i mobilizuar në Ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Pas shpartallimit të Ushtrisë italiane, shërbeu si mjek në spitalet partizane dhe vitet e fundit si “plaçkë lufte”.
Pikërisht për shkak të profesionit, gjatë rrugëtimit nëpër spitalet ambulante të luftës në Jug të vendit, Benanti do të shihte se ç’ndodhte me të vërtetë pas fasadës së luftës çlirimtare. Ai do të njihte nga afër protagonistët e LANÇ-it, duke filluar me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Nako Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Spiro Moisiun, Haxhi Lleshin, Beqir Ballukun, Shefqet Peçin, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin, Bedri Spahiun, Ramadan Çitakun e plot të tjerë.
(Per shkrimin e plote lexoni numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’, versionin print te saj)




























tani ja futni kot si te doni. Ai sa qe si hengri hunda dhe. Te merresh me te vdekurin eshte dobesia me e madhe e te gjallit.
Po ky dreq partizani italian paska marre pjese ne luften civile ne Shqiperi.Ju kujtohet qe Zakja e urdheroi te qellonte me mortaje disa fshatra qe i kishin “marre”ballistet?Ju kujtohet qe Zakja Kotheli dogji me pas ca shtepi? Epo profesoret tane te (c)nderuar do te thone pse kjo eshte lufte civile?U be qameti se hedhim ca mortaja ne fshat e vrasim edhe kalamaj?U be qameti se djegim ca shtepi me njerez e bageti.Aferim o profesore!
Pse e lini pergjysem kete histori??
Qe te shkojme te blejme gazeten ose fundja librin
o shqiptar ,o njerez qe po e boni veten perdite pa histori,o njerez pa identitet ,pse more mohoni luften qe luftuan prindrit tane,pse nuk e ben turku , kete turp qe beni ju, pse nuk e ben serbi ,apo bullgari ,greku ,po duhet ta pranoni keni mbaruar me gjithshka ,ska ngel ma asnje pike gjak ne vena ,njerez koti
per cile lufte flisni ju more te uruar na tregoni sa gjermane e italiane u vrane a po…. italiane u pushkatuan ata qe u bashkuan me partizanet e mallkuar me ata partizane qe vrane vllezerit e tyre shqipetare ata partizane qe pushkatuan shoket etyre per nje vile rush sepse e donin ta merrnin ne te arthmen me gjithe rrenje ashtu sic i morren te gjitha dhe shkateruan njeriun vendin dhe historine ja kjo ishte lufta nacional shkaterimtare e inspiruar nga armiku shekullor serbe.
Mos i paragjykoni njerezit qe kane qene okulare ne ngjarje historike .Apo qe kane marre pjese . Ai ka qene deshmimtar i asaj perudhe kohe dhe i ka perjetuar ngjarjet dhe nuk intepreton apo te flasesh kot ai mjek italian i nje me
emra dhe i sakteson nuk ka interes as nji te flas si pas deshires ne rast se nuk i ke perjetuar rastet, njohjet ,ngjarjet,dhe te mbushesh faqe librash pa kuptim pa interes. Njerzit jane te lire dhe shume mire bejn qe shkruajn dhe refejn ngjaret e tyre ashtu sic kane ndodhur.dhe perjetuar!!!!