I mbijetuari: Ç’më tha Vojo Kushi kur u hodh mbi tank
Speciale e Enjte, 9 Gusht, 2012 | 13:55 pm
Rrëfimi i Muharrem Llanës për fundin e luftimeve te Kodra e Kuqe
“Pak çaste më vonë unë mbeta i gjymtuar nën rrënoja, nga më morën fashistët e më çuan në Burgun e Tiranës”
“Unë isha i fundit që u ndava me Vojo Kushin”. Episodin për vrasjen e tij, Muharem Llanaj, i mbijetuari i Kodrës së Kuqe, e ka ndarë në dy pjesë. Në të parën shpjegon situatën kritike pak çaste para tragjedisë. Në tjetrën përshkruan fjalët e fundit që ka shkëmbyer me Vojo Kushin.
“Në momentin kur po mbaronim municionin, te shtëpia ku rrinim vërshuan tanket, – tregon ai. -Uturima e tyre dëgjohej deri larg. Po tani, ç’të bëjmë?, i thashë Vojos pa shpresë. Të qëndrojmë!, ma ktheu ai i vërejtur në fytyrë. Të qëndrojmë, po me se?, e pyeta sërish duke i treguar pistoletën pa fishekë. Po na zuri nata, do ta çajmë rrethimin, shtoi ai aty për aty. Po nata ishte larg, e tabori i tankeve u afrua me shpejtësi”. Ajo që ka përjetuar Muharrem Llanaj pas kësaj, siç shprehet në dorëshkrimin e kujtimeve nga beteja në Kodrën e Kuqe, ka qenë ngjarja më tronditëse e jetës së tij. “Nga që nuk kishim rrugëdalje, shkruan ai, Vojua iu vërtit mbi shpinë tankut të parë që goditi muret e shtëpisë. Sakaq, nga frëngjitë e tankut tjetër e qëlluan me breshëri. Ai mbeti aty, mbi kullën e çeliktë, i ngrirë si statujë…”.
(Rrefimin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)




























Liria e munguar eshte pune e pambaruar.
Me falni po ne shqiperi nuk ka ptur lufte me te huajt ka petur vetem lufte civile qe nga viti 1943 deri sa shqiperin e pushtuan bandat komuniste ne vitin 1945
Bravo Besim, ashtu si thu ti asht. E di mire ti. Edhe Vojua s’ka ekzistu hic. Asht thjesht film i kinostudios kamuniste.
Vojo Kushi?
Prralla komunistash. Edhe nese u hodh, ka qen budall. Nese zihesh me dike qe ka tank, Ben mire te kesh ose edhe ti nji tank ose te pakten nje anti-tank.
I PA HARRUAR KUJTIMI KETYRE TRIMEVE QE NDERUAN SHQIPERIN.
Akti i Vojo Kushit eshte akti me heroik i luftes se dyte boterore …
Une e di se fjalet e fundit ishin “mbame se rash”.
Ketu kuptohet se sa I hiperbolizuan komunistat heroizmin e partizaneve. “Ngeli I ngrire si statuje mbi tankun e pare, pasi u godit nga bresheria e armeve nga tanku I dyte”.