Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Kronike » Zbardhen përgjimet: “Duam goca për në Angli”

Zbardhen përgjimet: “Duam goca për në Angli”

Drejtoria e Policisë Tiranë

Arben Hida dyshohet veç për “falsifikim”. Nuk u provua “trafikimi”
Zbardhen përgjimet e bisedave të një të dyshuari për trafik klandestinësh përmes dokumenteve të falsifikuara me një agjent të infiltruar të Policisë. Paraditen e 26 qershorit, Arben Hida nuk e ka menduar se po fliste me një agjent në mbulim kur i thoshte “Duan goca për andej në Angli”. Të njëjtit “klient” Hida i ka shitur një leje drejtimi automjeti shqiptare, një ndërkombëtare dhe një pasaportë greke, të falsifikuara. Hida u arrestua më 5 korrik, pasi gjykata pati caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Prangosja e tij u realizua pas disa muajsh hetime, ku ishin përdorur edhe metodat speciale të veprimeve stimuluese dhe përgjimeve ambientale. Në përfundim të hetimeve, prokuroria i kërkoi gjykatës lënien në qeli të Hidës vetëm për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, pasi deri atëherë nuk ishte provuar akuza e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Hidës, zbardhen episodet kur agjenti i infiltruar ka porositur dokumentet e falsifikuara, si edhe bisedat mes të dyve. Fillimisht i dyshuari njihej nga hetuesit si Arben Çangu. Më pas, hetimet kanë zbardhur se mbiemri i tij ishte Hida. Në vijim zbardhen disa nga episodet, referuar vendimit të gjykatës. (Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


2 + = 4

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept