Panorama Sport
Home » Politike » Subashi: Shkarkimi i KQZ, traditë e keqe

Subashi: Shkarkimi i KQZ, traditë e keqe

Dëshira Subashi

Nënkryetarja e KQZ: Elektronika, u humbën 4 vjet.

“Nuk jam optimiste që zgjedhja e kryetarit të KQZ-së do bëhet me konkurrim të paanshëm”

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, shprehet pesimiste për mënyrën se si PD-ja dhe PS-ja do të zgjedhin kryetarin e ri të këtij institucioni. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo flet për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që miratuan pak ditë më parë dy partitë e mëdha.
Zonja Subashi, konsensusi mes dy partive, PS e PD, për Kodin Zgjedhor, ka përcaktuar një formulë të re të zgjedhjes së anëtarit të shtatë të KQZ, njëkohësisht dhe kryetar të tij. A rrit garancitë për një vendimmarrje të paanshme dhe të pavarur politikisht në KQZ me rregullimin e ri?
Të shpresojmë. Zgjedhja e kryetarit të KQZ-së, sipas propozimit që bëhet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ka hapësira më të mëdha përzgjedhjeje dhe seleksionimi të kandidaturave që do të konkurrojnë. Kjo është pamja e parë; unë do të dëshiroja shumë që zgjedhja e kryetarit të KQZ-së të ndodhte pastër kështu.

(Intervisten  e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


6 + 6 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept