Lajmi i Fundite Dielë, 29 Korrik, 2012 | 12:42 pmMinistri i Ekonomisë dhe Financave të Serbisë, Mladan Dinkic ka thënë se qeveria e re e Serbisë duhet të pranojë gjithçka që u premtua më parë ndaj BE-së në lidhje me Kosovën.
“Ne duhet të pranojmë hapjen e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Prishtinës në Beograd, nëse këtë premtim ia ka dhënë BE-së qeveria e mëparshme. Ajo që ne kurrë nuk do të pranojë është njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe që Prishtinës t’ia japim ulësen në OKB”, ka thënë ai për ditoren e Novi Sadit, “Danas”.
Dinkiç tha se qeveria serbe, në të cilin është ministër, është e gatshme që me Prishtinën të flas hapur dhe që “në mënyrë efikase t’i zgjidhë problemet që lidhen me jetët e njerëzve në Kosovë, përkatësisht zhvillimin ekonomik në atë rajon”, transmeton Telegrafi.
“Ka pas shumë vendime të pakuptimta të qeverisë së mëparshme. Pse, për shembull, u është ndaluar bankave serbe për të hapur degë në Prishtinë? Si ministër i Financave, i pari do t’i stimulojë bankat serbe që të shkojnë në Prishtinë, në Zagreb, Sarajevë, siç janë aktualisht në Banja Llukë”, tha Dinkic, i cili është lider Rajoneve të Bashkuara Serbe (URS).
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
1 Koment per “Serbia do pranojë zyrën e Prishtinës në Beograd”
Szerbis i është dashur 13 vjet të bëj një lëvizje të tillë,sa koh do i duhet ta kuptoj që Kosova pritet ti shpall luftë .