Panorama Sport
Home » Panorama Plus » Pas ndarjes nga Kastro, Erleta merr nënshtetësinë shqiptare

Pas ndarjes nga Kastro, Erleta merr nënshtetësinë shqiptare

Siç duket, as letra e pendimit që Kastro Zizo i drejtoi ish-bashkëshortes së tij Erleta Hoti, nuk i ka ndryshuar mendjen asaj që të rikthehet në krahët e tij. Ajo do të vazhdojë të jetojë në Prishtinë duke rritur të bijën, Nian, e duke mos çarë kokën për Kastron dhe gjestet që ai bën në publik. E rritur në një familje intelektualësh dhe një zonjë me klas, Erleta bën të ditur se edhe pa Kastron mund t’ia dalë, madje shumë më lehtë e më mirë. Pasi Nia ka mbushur dy muaj, Erleta së bashku me të ëmën kanë vendosur të kalojnë një pushim të shkurtër në bregdetin shqiptar, në mënyrë të fshehtë pas shtatzënisë dhe punës së lodhshme në televizion. Nuk dëshiron të flasë aspak mbi ndarjen, të paktën për momentin. Një tjetër lajm që ka të bëjë me vajzën e njohur të ekranit kosovar, është dhe marrja e nënshtetësisë shqiptare, të cilën më datë 19 korrik të këtij viti e kishte dekretuar me urdhër tashmë ish-presidenti, z. Bamir Topi, në ditët e fundit të ushtrimit të detyrës si President i vendit. Dekreti për dhënie të shtetësisë shqiptare me numër 7707 thotë: ”Në mbështetje të nenit 92, pika c dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9 pika 7 dhe nenit 20 të ligjit numër 8389, datë 5 gusht 1998 ”për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, dekretoj. Neni 1: U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 1. Edi Muhamed Shukriu, 2. Erleta Ukshin Hoti. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, 19.07.2012. Nr. i Dekretit: 7707, Presidenti i Republikës-Bamir Topi”, thuhet në dekretin e lëshuar nga Presidenca, ku janë pajisur me nënshtetësi shqiptare Erleta dhe e ëma e saj, znj. Edi Shukriu (ish-ministre e Kulturës).

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Pas ndarjes nga Kastro, Erleta merr nënshtetësinë shqiptare”

  1. Edi Shukriu kurr nuk ka qen Ministre e kulteres e republikes se kosoves .

  2. Ka qene ne vitin 2000 o driton e ki edhe ne google

Beni nje Koment


5 + = 7

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept