Panorama Sport
Home » Panorama Plus » Në koncerte, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi ngrenë temperaturat

Në koncerte, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi ngrenë temperaturat

Që skena do atraktivitet, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe këngëtaret tona të reja, të cilat gjithmonë mundohen të sjellin diçka më speciale për fansat e tyre,  veçanërisht nëpër koncerte. Muaji i Ramazanit si duket nuk i ka penguar aspak koncertet e këngëtarëve, përkundrazi po ua shton punën atyre. Këtë radhë vendosëm të komentojmë daljet e fundit të dy këngëtareve seksi kosovare, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Në një nga koncertet e saj në Gjilan, Genta si gjithmonë me performancat e saj seksi është ngjitur te disa shkallë të diskotekës, duke bërë që publiku të çmendet pas saj. E veshur me një palë pantollona të shkurta dhe një look krejt ndryshe me flokë kaçurrel, Genta këtë vit do të kujtohet për sjelljet e reja që ka bërë për fansat e saj. E ndërsa ajo mundohet të bëjë ”striptiz” nëpër koncerte, këngëtarja tjetër Nora Istrefi si duket ka preferuar të nxjerrë pjesët intime në publik. E veshur me një triko si forma e të brendshmeve por nga mbrapa e gjatë si dhe me një palë këpucë ”alla” Lady Gaga, Nora Istrefi ka dhënë spektakël në një koncert në qytetin e Pejës duke lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në atë pub, të cilët me shumë vëmendje kanë ndjekur performancën e këngëtares seksi. ”Zogu” i saj për pak sa nuk ka dhënë spektakël në atë mbrëmje, por pasi u postuan të gjitha fotot nga koncerti, këngëtarja kishte kërkuar që ajo foto të largohet nga facebook, por kjo gjë nuk i shpëtoi gazetës sonë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


3 + 9 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept