Panorama Pluse Dielë, 29 Korrik, 2012 | 12:54 pmU dobësua shumë, bëri linja seksi, u fejua, bëri këngë në gjuhën angleze, hapi qendër dobësimi dhe tani i ngeli vetëm martesa. Linda Halimi mund të jetë shqiptarja e parë e cila do të bëhet nuse amerikane. Në fakt, këngëtarja e njohur i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak ditë më parë, në një ceremoni shumë të fshehtë duke u kurorëzuar me Davon Edwards (Big D), të cilin në fillim e kishte vetëm menaxher e më pas të fejuar, edhe pse asnjëherë nuk u deklarua vetë, duke lënë që shtypi rozë të zbulojë gjithçka. Linda ka disa muaj që bashkëjeton në apartamentin e Big D në Prishtinë, ndërsa së bashku me të ëmën e saj menaxhojnë një qendër dobësimi, ku klientë janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare. Për momentin ajo po qëndron me bashkëshortin e saj në Mal të Zi, prej ku më pas destinacion ka Kroacinë. Ndërsa pasi të përfundojë sezoni i verës do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara ku bashkëshorti i saj ka blerë një shtëpi, në të cilën do vendosin të jetojnë. Ndryshimi në look që këngëtarja ka bërë është për t’u çuditur, pasi herë bëhet brune e herë bionde e herë me flokë kaçurrel.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
2 Komente per “Në fshehtësi të plotë, Linda Halimi martohet me Big D”
me vie keq por nuk eshte e para qe eshte martuar me amerikan po plot ka hajt tash mos e merrni linden pe goje hhehehe
I placin dy syte e ballit se alamet djali paska marre