“Londër 2012″, eleminohet Majlinda Kelmendi
Lajmi i Fundit e Dielë, 29 Korrik, 2012 | 12:51 pm
Majlinda Kelmendi, kosovarja qe garon ne disiplinen e xhudos kosovare dhe në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja prej Mauritanisë.
Me kete eleminim u shuan shpresat e vendit tone per nje medalje. Ajo me here mundi në rrethin e parë finlandezen, Jana Sundberg duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.
Kelmendi merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat po zhvillohen në Londër.
Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak rë refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë.
Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik.



























Jacque Rougge, kryetari i komitetit olimpik nderkombetar u prononcua tekstualisht keshtu;
“Kjo zonjushe ka marre trajtimin (financjar) duke u rregjistruar si perfaqesuese e Republikes se Shqiperise per mese dy vjet, pra ne(IOC) kemi paguar kete zonjushe dhe e kemi lejuar te konkurroje vendin e saj, pra Shqiperine, ndaj nuk mundemi tani qe kjo zonjushe te lejohet te konkurroje si (pa shtetesi, me flamur olimpik, eshte nje dicka e pakuptimte, dhe Shqiperia e ka si perfaqesuese, eshte e palogjikshme kjo qe po thuhet”
E citova kete prononcim sepse mbasi pashe manaxheret e Majlindes nga Kosova te derdellisnin per mese nje vit per gjasme deshiren per te perfaqesuar Kosoven (mbase azerbajxhani apo ndonje stan tjeter s’ofroi aq sa duhet) kur ishin lejuar te konkurrojne si Shqiptare, me shtetesi Shqiptare, degjova denglat per tu perfaqesuar si pa shtet! Kur u thoja miqve pse dreqin po e lejojme te perfaqesoje Shqiperine, kur nuk dashka, me thonin se kemi shpresa te fitojme ndonje medalje.