Liam dhe Evelin të lindur në një ditë, festojnë bashkë në Tiranë
Panorama Plus e Dielë, 29 Korrik, 2012 | 13:17 pmLiami i “Big Brother 5” dhe e dashura e tij Evelin kanë festuar të enjten në mbrëmje ditëlindjet e tyre në Tiranë, duke zbuluar dhe një koincidencë të bukur, faktin që ata kanë lindur në një ditë. Liami ka mbushur 34 vjeç, dhe për të festuar bashkë me të ka udhëtuar nga Gjermania dhe Evelin, vajza që u bë e njohur për publikun në natën finale të “Big Brother”, pasi hyri në shtëpinë e vëzhguar e veshur nuse. Ata kanë organizuar një festë të madhe në një nga lokalet e njohura në Bllok, ndërsa kishin ftuar shumë miq të “Big Brother”, dhe po ashtu miq artistë. Mes të ftuarve kanë rënë në sy Arbana Osmani, kantautori Stine, me të cilin Liam ka pasur miqësi të hershme në Gjermani, si dhe Geri, vajza për të cilën u përfol se kishte një lidhje të fshehtë.
Në këtë ditëlindje gjithçka ishte organizuar me sportivitet dhe spontanitet. Duke filluar që nga veshja e Liam dhe Evelin, që ishte krejtësisht sportive, dhe deri tek fakti që Liam e uroi Evelin me një ëmbëlsirë të vogël. Deri në orën 12:00, Liam luajti vetëm muzikë si DJ për të ftuarit, dhe më vonë preferoi të takohej personalisht me ta, duke shkëmbyer batuta dhe duke bërë foto. Nuk dihet ende çfarë dhuratash kanë marrë nga të pranishmit, pasi secili kishte menduar t’ua japë dhuratën në privatësi.



































edhe une linda nje dite