Imuniteti, PD: Rama të lejojë deputetët të votojnë
Lajmi i Fundit e Dielë, 29 Korrik, 2012 | 17:40 pm
TIRANE- Partia Demokratike i eshte drejtuar sot me nje tjeter thirrje kreut te PS-se, Edi Rama per te lejuar deputetet socialiste qe te votojne ne 6 gusht per heqjen apo kufizimin e imunitetit.
Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD, Silvi Bardhi duke iu referuar reagimeve te deputeteve te PS-se, botuar sot ne gazeten “Panorama”, ka theksuar se deshira e tyre per te qene pa imunitet do “të faktohet me votimin e këtyre zotërinjve më 6 gusht që me votin e tyre do faktojnë atë që barazia para ligjit me qytetarët është qëllimi universal”.
‘”Ata me voten e tyre votojnë për shembjen e murit të korrupsionit. Duke pranuar si deklarojnë se janë të gatshëm për heqjen e imunitetit faktojnë se pavarësisht nga akuzat për koelgët për pasurim të paligjshëm ata nuk kanë frikë për pasuritë e tyre”- tha ajo.
Sipas saj, PD fton Ramën të lejojë deputetët të votojnë më 6 gusht si dëshmi e vullnetit për të shembur murin e korrupsionit për të mos bllokuar rrugën e integrimit drejt BE.



























Do shohim.,do shkëlqen dhe si Kryeministër z.RAMA,pasi dim që njeh ushtrin,ekonomin,drejtësin,politikën si dhe diplomacinë.Sot s’duhet t’i thot PD-ja se çar duhet bërë pasi roli i opozitës është kahu i kundërt i mazhorancës.