Panorama Sport
Home » Panorama Plus » Genta e BB: Shokët e Emilios më përflasin për shtatzëni, por unë ende s’kam bërë seks me të

Genta e BB: Shokët e Emilios më përflasin për shtatzëni, por unë ende s’kam bërë seks me të

Duket se pas aventurës me Rubensin, Genta e “Big Brother 5” ka nisur një aventurë të re me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra me të cilin pohoi se ka filluar një lidhje të re dashurie. Po ende pa u bërë fakt kjo lidhje, kanë nisur telashet për vajzën nga Korça. Ajo pohon për gazetën “Panorama” se “shokët më të ngushtë të Emilios duan të më degjenerojnë duke hapur fjalë se kam ngelur shtatzënë, ndërkohë që unë dhe Emilio nuk kemi shkuar në shtrat ende”, pohon ajo. Gjithë konflikti ka lindur pasi Genta është shprehur në disa gazeta të shtypit rozë se dyshonte se Emilio mund të ishte homoseksual, dhe e donte Gentën në krah thjesht për mbulim”. Pas kësaj kanë filluar telefonatat ndaj Gentës, e cila është gjendur para një telashi të madh. ”Shokët e Emilos duan të më degjenerojnë në publik. Në fillim hapën fjalë që unë kisha ngelur shtatëzënë me Emilion, edhe pse ne nuk kemi bërë seks asnjëherë. Po ashtu prej disa ditësh ata më kërcënojnë në telefon, duke më thënë që do më detyrojnë të zhdukem nga Shqipëria, ndaj jam vërtet në hall”, sqaron Genta. Ndërkohë që paralelisht me lidhjen e saj me Emilion, ajo ka vazhduar të takojë Rubensin, ish-të dashurin e saj prej vitesh me të cilin u ndanë shumë keq. Nga ana tjetër, duket se Rubensi nuk është treguar krejtësisht indiferent për jetën në vazhdim të Gentës. Në profilin e tij në facebook, ai duke iu referuar konfliktit të ri me Emilion, ka pohuar se: “E shikoni çfarë bëhet?! Më në fund doli e vërteta në shesh, që Genta ka ikur nga mendja, se nuk më besonit mua kur shprehesha për këtë fakt”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Genta e BB: Shokët e Emilios më përflasin për shtatzëni, por unë ende s’kam bërë seks me të”

  1. Ti moj vajze me te vertete nuk dike te menaxhosh jeten tende ne cdo situate ti po deshton pse nuk bene pak pushim duke i larguar te dashurite dhe Rubensin qe akoma po tallet me ty ,pse nuk behesh pak serioze ne jeten tende qe te fitosh pak besim tek bubliku se te paskan votuar kot se ti qenke beterr fare behen ca artikuj per ty teper fyese kot nuk ma ha mendja por flet ti ne hava kur jep intervista,,, per mua je shume e varfer nga ana intelelektuale .

  2. Genta,ben mire te largohesh nga meshkujt per ca kohe.Nuk te gjen gje po ndenje vetem qe te ftillosh dhe idete e tua.

Beni nje Koment


5 + = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept