Panorama Sport
Home » Opinion » Bilanci i Bashës, si hall i Ramës

Bilanci i Bashës, si hall i Ramës

EDI LESI

Kur një vit më parë Lulzim Basha hyri në zyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës, përveç mijëra qytetarëve, në katin e dytë të godinës në qendër të kryeqytetit, në atë pjesën e fundit të korridorit me ngjyra të errëta dhe ndriçim të vakët, ku një tabelë shkruante “Kryetari”, shkelën për herë të parë edhe disa punonjës të vjetër të administratës. “Është hera e parë që vijmë këtu”, thanë ata pa e fshehur emocionin. Dy prej tyre ishin pjesë e Bashkisë prej 11 vitesh, por kurrë nuk kishin guxuar të merrnin majtas, andej nga ajo pjesë e hollit ku rrinte shefi. I tillë ishte modeli “Rama”. Ai kishte paprekshmëri, nuk mund t’i afrohej kush. Punët e Bashkisë ishin çështjet e tij private. Vizitorët e vetëm dhe ata me të cilët ai ndante idetë dhe ushtronte pushtetin, ishin miqtë, klientët, grupi i interesit; me një fjalë, një vëllazëri sekrete që vendosnin për fatet e qytetit në atë këndin pa dritë në fund të katit të dytë.
Sot vendi ku punon kryetari i Bashkisë është zyra e hapur, publike, ndoshta më e frekuentuara nga qytetarët e Tiranës. Mijëra banorë janë ulur në karriget e zotit Basha dhe kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Mijëra të tjerë do të kenë shansin çdo të premte të muajve dhe viteve në vijim.
Ata nuk i zgjidhin hallet e tyre sakaq me një takim, por dëgjohen nga kryetari dhe çështja e tyre futet në shqyrtim.
Kjo risi duket të jetë arsyeja pse Edi Rama është i shqetësuar për bilancin njëvjeçar të Lulzim Bashës. Aq sa, prej tri ditësh ka nisur një sulm të organizuar. Janë gjashtë dalje publike anti-Basha të Partisë Socialiste. Pos sulmit mediatik të paprecedent, me një spot-dokumentar në një televizion ku ai vetë dukshëm kishte rolin e mentorit editorial, çalltisën njëri pas tjetrit këshilltarë rozë e drejtues të refresh.
E gjitha kjo e lë zbuluar marazin e Ramës dhe del qartë se ai e ka një hall të madh me Bashën.
Kryetari i sotëm i Bashkisë së Tiranës jo vetëm arriti në një vit të realizonte premtime dhe t’u jepte zgjidhje disa çështjeve të mahisura prej një dekade, por më e keqja dhe e papërballueshmja për z. Rama është se tani modeli i tij, trashëgimia që ai la, është përmbysur, është çmitizuar, ka rënë, si të thuash.
Kur i shton kësaj edhe faktin se prej kohësh njerëzit e dinë se edhe aksioni spartan për heqjen e kioskave, që ishte diadema e krenarisë së tij, mban tjetër autorësi, të qeverisë së asaj kohe.
Për vëzhguesit e politikës, edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të mos ketë një program serioz dhe bindës për të ardhur në pushtet. Arma e tij e fortë, alternativë kryesore, ka qenë dhe mbetet qeverisja e Tiranës, mënyra dhe stili se si e menaxhoi qytetin.
“Rama do ta bëjë Shqipërinë siç bëri Tiranën”, thonë bashkëpunëtorët e tij.
Tani kjo kartë nuk vlen më. As media që godet Bashën, as refresh me piercing, as këshilltarë e drejtues rinorë të nxjerrë me pahir, nuk e ngjallin dot më modelin “Rama” të Tiranës. Faktet janë kundër.
Për herë të parë Tirana ka sot një plan të përgjithshëm të zhvillimit urbanistik, vetëm një vit pasi Basha erdhi në pushtet. Puna e ekspertëve, e pedagogëve, e drejtuesve universitarë, e njohësve më të mirë të fushës, të thirrur në tryezat e Bashkisë, është finalizuar. Tani pritet konsultimi me qytetarët dhe zyrtarizimi në Këshillin Bashkiak. Njëmbëdhjetë vite është ndërtuar kuturu në Tiranë, me studime pjesore, sipas axhendës, të ndryshme nga ajo e qytetarëve. Kjo është ajo trashëgimi e Ramës që qyteti do të vuajë gjithë jetën. Betoni që vetëm ngrihej përpjetë dhe cilësia e jetës që binte teposhtë. Padrejtësi po ashtu në zhvillimin e pronës, ku dikush bëhej i pasur brenda natës, dikush mbetej i rrënuar në të njëjtin truall.
Klima për biznes sot është e favorshme, çka e dëshmojnë shifrat ku për një vit janë regjistruar 1202 njësi, më shumë se e njëjta periudhë në kohën e Ramës.
Në Tiranë, biznesi paguan tri herë më pak detyrime se sa në Gjirokastër. Informaliteti ka zbritur dhe është rritur besueshmëria tek administrata e re.
Bashkia ka dërguar për hipotekim 5781 apartamente që kishin mbetur të bllokuara për shkak të mosushtrimit të përgjegjësisë. Hapja e sheshit “Skënderbe” solli reduktimin me 30 për qind të ndotjes. Për një vit është bërë gati shtrati nga ku do të kalojë ditët në vazhdim ndryshimi i njëmendtë i Tiranës. Zgjatimi i bulevardit, një revolucion që do t’i japë kryeqytetit përmasat dhe cilësinë e merituar.
Studentët, populli më vital dhe interesant i qytetit, kanë gjetur te Basha një aleat gjenuin. Karta bashkiake që siguron privilegje për këta të rinj është gati dhe ka filluar të shpërndahet. Janë bërë marrëveshje me organizatat e biznesit për të ndihmuar në punësimin e tyre.
Lulzim Basha nuk ka një skeptër magjik për të ndërtuar Romën në një ditë. Por ai ka vullnetin, optimizmin dhe projektin e duhur për ta bërë Tiranën më moderne, më të drejtë, me shanse më të barabarta. Sa më shumë konsolidohet modeli “Basha”, aq më shumë bie në harresë modeli “Rama”. Çka do të ishte hiç më pak se një fatkeqësi për të, kur mendon se kjo mbetet ende aseti më i rëndësishëm në luftën e tij politike për të ardhur në pushtet.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

19 Komente per “Bilanci i Bashës, si hall i Ramës”

  1. sakte dhe qarte. komplimente

  2. Leh, leh, se dicka do mbetet…

  3. E verteta eshte e hidhur por duhet thene. Tirana shpetoj per nje fije pa u kthyer ne geto nga mafiozet e Rames, te pangopur me pasuri vazhdojne edhe sot ti behen barre Shqiperise ne rrugen e integrimit duke bllokuar votimet ne parlament. Dhe gjejne edhe kurajo te merren me Bashen. Ketyre ju ka plasur cipa, dhe nuk shohin me asgje pertej milardave te tyre!

  4. pas nje viti ky ato qe thote tani per bashen do ti thote per edin.

  5. Ndoshta Rama kishte korridorin e tij , por bente pune , ndersa Basha na paska koridorin e popullit dhe nuk ben (ose nuk di) anje pune. Eshte puna kriteri qe vlereson kryetaret e bashkise dhe jo buzeqeshjet e shtirura apo hapjet e koridoreve.

  6. e po si mund te ndodhte ndryshe! Kontributi i dhene nga zoti basha ne levizjen e lire te qytetareve ne cdo kend te b.e, duhej te aplikohej dhe ne kendet e fshehura per syte e qytetareve ne institucionin e bashkise se tiranes. Kjo reflekton trasparencen e kerkuar nga qytetaret me vote nje vit me pare dhe te ofruar me bashkendarjen e kohes se tij ne degjimin e halleve e problemeve te qytetareve sot. Lutem degjojeni dhe zotin rama. Urime.

  7. Divorc hajdari

    Ke te drejte mor Les, Basha si Bashe, Rama si Rama.A don me ta shpjegu se ca ke thene.Se Basha si Enveri rin gju me gju me popllin.Lidershipi or ti voc nuk don popullizem por ment e vizion, apo nuk i kupton ti keto gjera ti don llafe.

  8. anila,
    lehje mund te quhen shpifjet jo te vertetat…

  9. ky te shkrin me keto editorialet
    se ku frymezohet ec e merre vesh
    basha ka nje vit qe vec nje 900 m rruge peruroi, e ky thote qe ka bere namin… per mendimin tim njerezit bejne me mire kur i kritikon e jo kur u lepihesh

  10. Njerëzit kanë sy të shohin ç’bëri Rama dhe ç’po bën Basha: Njëri njeri i punës, tjetri i fjalëve boshe dhe pasqyra Tirana.

  11. Lulzim Basha nuk ka një skeptër magjik për të ndërtuar Romën në një ditë. Por ai ka vullnetin, optimizmin dhe projektin e duhur për ta bërë Tiranën më moderne, më të drejtë, me shanse më të barabarta.
    Ka deshiren, endren, mendimin, Keto mjaftojne. Mos kekrkoni qe te vesh dhe cizmet Kryetari?

  12. lehni,lehni se diçka do ngelet

  13. Bravo Ed Lesi, ne cdo shkrim tendin shihet fare qarte ajo qw quhet reale, njerezore dhe aspak politike. Ne kete shkrim ka shifra, ne kete shkrim ka ngjarje qe vertet kane ndodhur…por s’do mend qe njerezit jane verbuar nga betoni, nga sharjet mediatike, nga tirania e nje personi qe kete qytet e ka bere vec gri. Une di vetem te them se per here te pare me eshte dhene mundesia te takoj kryetarin e bashkise dhe te flas me te problemet e mia te cilat kane gjetur zgjidhje…per keto probleme jam sjelle me vite verdalle e smund te deportoja ne muret e Bashkise….Bravo Edi, dhe bravo Basha…urimet me te mira per kete 1 vjetor kaq te denje.

  14. @Har se di ne ke nje sens humori te papare apo vertet e mendon kete

  15. Dakort jam po ato hipotekat u premtuan te zgjidheshin qe 100 ditet e para. Premtime te tilla kthehen ne municion per kundershtarin qe e deshirojne Tiranen te behet bloze sa te jete Basha ne krye te bashkise.

  16. Eshte shume heret qe te besh krahasimet midis qeverisjes 11 vjecare te Rames e qeverisjes 1 vjecare te Bashes.
    Me terheq vemendjen se keto dite kur Basha mbushi vitin si kryetar bashkie, jane intensifikuar sulmet mediatike te socialisteve kunder tij.
    Ky me duket si treguesi me domethenes, se punet ne bashkine e Tiranes po shkojne shume mire.
    Ne stilin politik te propogandave mediatike te socialisteve, eshte bere tashme e zakoneshme qe te sulmohen me perparesi sukseset e kundershtarit politik. Sa me te egra sulmet, aq me te medha sukseset..
    U sulmua egersisht Basha per rugen e Kombit, ja ku e kemi e do ti ngelet perjetesisht Shqiperise si nje monument madhor i ketij lloji.
    U sulmua Basha si minister i mbrendshem, shqiptareve per here te pare pas pothuajse 70 vjeteve ju krijua mundesia qe te levizin lirshem ne Evrope.
    U sulmua Basha si minister i jashtem, Shqiperia u fut ne NATO.
    Per te mos i ngrene hakun z.Rama, edhe ai ka merita te medha.
    Kush eshte ai politikan qe mund te kete energji te pashtereshme per te prishur, qe nga kioskat e Lanes, deri procesin e integrimit te Shqiperise ne BE ?

  17. Rama nuk bo as per roje vreshti , e jo mo per kryetar bashkie apo qeverie.Rama ska bo as i lek pune. Rama duhet ras mren .

  18. “Ka deshiren,endrren,mendimin ! Keto mjaftojne “.Keto i kam dhe une per te ndertuar nje vile madheshtore ,po nuk me mjaftojne ! Duhet mundesia dhe veprimi ! Kur u premton njerezve, duhet te mbeshtetesh tek mundesite dhe jo tek enderrat,ndryshe je genjeshtar ! Dhe Luli akoma enderron…

Beni nje Koment


1 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept