Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Zbulohen në Prespë piktura të neolitit

Zbulohen në Prespë piktura të neolitit


POGRADEC – Zbulohen në zonën e Prespës 27 piktura murale, që datojnë rreth 7 mijë vite p.e.s., pra në periudhën e neolitit të hershëm dhe vërtetojnë se kjo zonë ka qenë e banuar prehistorikisht. Vizatimet mijëravjeçare janë zbuluar në shpellën e Maricës, në bregshkëmbin e Prespës, nga një grup arkeologësh shqiptaro-grekë, që për të katërtin vit kanë ndërmarrë ekspeditë arkeologjike me qëllim zbulimin e vendbanimeve të hershme apo gjurmëve që mund të gjenden nga njerëzit prehistorikë. Petrika Lera, njëri prej arkeologëve të ekipit shqiptar, thotë se si rezultat i formacioneve kalkare janë krijuar guva dhe streha shkëmbore, ku njëra prej tyre paraqet mjaft interes, sepse në të janë vizatuar mjaft figura me bojë të kuqe. Figurat paraqesin skema njerëzore të skematizuara kryqi, paraqesin kafshë të ndryshme apo kryqe të brendashkruar.  dh.d

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


7 + = 9

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept