Panorama Sport
Home » Sport » Sporti nga bota

Sporti nga bota

Arsenali, i pafuqishëm përballë Sitit
Dy gola në 3 minutat e fundit të pjesës së parë mjaftuan për të kapitulluar Arsenalin në miqësoren me Mançester Sitin në Pekin. Skuadra e Roberto Mançinit fitoi përpara 50 mijë spektatorëve në stadiumin e famshëm “Foleja e Zogut” falë golave të Zabaletës dhe Jaja Turesë. Gabimet në mbrojtje u kushtuan shtrenjtë “topçinjve” në minutën e 41-të dhe 44-t.

Barcelona tërhiqet për Havi Martinez
Barcelona tërhiqet përfundimisht nga gara për të firmosur me Havi Martinezin. Sipas mediave spanjolle, shkaku i dështimit të këtij operacioni nuk janë 40 milionë eurot që kërkon Atletik Bilbao për kartonin e mesfushorit shkatërrues, por taksa e TVSH-së që do të paguhej në rrogën e tij. Katalanasit kishin ndër mend t’i ofronin yllit të përfaqësueses iberike një kontratë me rrogë vjetore deri në 3 milionë euro.

“Euro 2012”, Nasri pezullohet me tri ndeshje
Mesfushori i Mançester Sitit, Samir Nasri, është pezulluar me 3 ndeshje nga Kombëtarja franceze për shkak të fyerjeve ndaj një gazetari pas eliminimit në Europian të Francës. Pas fitores së Spanjës 2-0 në çerekfinale, Nasri fyeu rëndë një gazetar që i kërkoi një prononcim pas ndeshjes. Ndaj tij, Zheremi Menezit, Hatem Ben Arfasë dhe Jan M’Vilës nisi një hetim i Federatës. Menez u dënua me vetëm një ndeshje pezullim.

Montpelie-Lion, sot Superkupa e Francës
Fituesja e Ligës së Parë të Francës, Montpelieja, dhe ai i Kupës së Francës, Lioni, do të ndeshen sot në “Red Bull Arena” të Nju-Xhersit për shpallur fituesen e trofeut të Superkupës së Francës. Lioni vlerësohet nga koeficientet e basteve si favorite për ta fituar Superkupën për shkak edhe të eksperiencës më të madhe në garën për këtë trofe. Kjo skuadër e ka fituar Superkupën shtatë herë në historinë e saj.

Milani i ofron 4.5 mln euro në vit Kakasë
Milani i propozon Rikardo Kakasë një kontratë 4-vjeçare dhe 4.5 milionë euro në sezon. Kuqezinjtë i kanë bërë një ofertë të dytë Realit të Madridit prej 13 milionë eurosh. Reali kërkon 20 milionë euro për brazilianin. Milani synon edhe mesfushorin 25-vjeçar, Sami Khedira. Emri i mesfushorit tunizian ka kohë që figuron në listën e drejtuesve të Milanit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


9 + = 18

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept