Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Përmbytjet: Kinezët peshkojnë nga ballkoni

Përmbytjet: Kinezët peshkojnë nga ballkoni


Banorët në një bllok pallatesh në Kinë i kanë shfrytëzuar përmbytjet që i kanë bllokuar nëpër shtëpi duke u argëtuar me peshkim nga ballkoni. Uji ka arritur nivele të pazakonta në qytetin Chongqinq nga lumi i afërt Yangtze, dhe ata kanë parë nga lart peshq që qarkullonin në parkimin e makinave të mbushur me ujë. Kështu kanë marrë grepat e kallamat dhe kanë nisur aktivitetin. Mediat kineze raportojnë se disa prej tyre kanë qenë me fat, sepse kanë arritur të zënë peshk të freskët. Peshkatari Lei Liao tha: “Unë nuk kapa asgjë, por fqinji im kapi, dhe veç kësaj ishte një mënyrë fantastike për të kaluar kohën”. Banorët kanë raportuar në mediat lokale se nga lart duket se ka plot peshk dhe gaforre për të zënë. Kështu të gjithë janë në pritje të një vakti të mirë. Shirat në Kinë janë më të rëndat në tri dekadat e fundit dhe kanë shkaktuar vdekjen e  111 personave.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Përmbytjet: Kinezët peshkojnë nga ballkoni”

  1. Nuk jane me te lumtur se shkodranet qe e kishin shkodralecen si Venecie

Beni nje Koment


+ 8 = 15

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept