Panorama Sport
Home » Sport » Olimpiada, ceremoni madhështore në Londër

Olimpiada, ceremoni madhështore në Londër

Një spektakël madhështor ka ngritur zyrtarisht siparin e edicionit të 30-të të Lojërave Olimpike. Ka qenë në fakt Bredli Uigins, çiklisti britanik që ka fituar Turin e Francës, i cili ka nisur ceremoninë duke i rënë kambanës që peshon 23 tonë. Ceremonia, e cila ka zgjatur tri orë, ka shfaqur përpara syve të botës një shfaqje spektakolare, meritë kjo e Deni Bojlit. Ashtu si në samitet botërore, që kanë si synim të zgjidhin problemet e njerëzimit, në “Olympic Stadium” të Londrës, i cili ka kushtuar më shumë se gjysmë milioni euro, janë mbledhur së bashku Mbretëresha Elizabetë, Kancelarja gjermane Merkel, Kryeministri rus Medvedev, ai spanjoll Rajoi, japonezi Noda, Zonja e Parë e Amerikës, Mishel Obama, sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun dhe një sërë politikanësh përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës. Nuk mund të mungonte në ceremoninë e hapjes edhe Toni Bler, i cili ka qenë vendimtar, së bashku me Sebastian Koe, për rikthimin për të tretën herë në histori të Lojërave Olimpike në Londër. Në tribunë nuk ka munguar Presidenti i Italisë, Xhorxho Napoletano dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Por, në këtë eveniment madhështor të organizuar në Londër nuk kanë munguar as yjet e Hollivudit, si Xhorxh Kluni, Nikol Kidman, Anzhelina Zholi dhe Bred Pit. “Me krenari të jashtëzakonshme populli i Londrës dhe i Britanisë së Madhe i uron mirëseardhjen botës për Lojërat Olimpike. Prisnim me padurim që të festonim frymën që dallon Olimpiadën”.

Kryeministri Berisha
Ashtu siç ka ndodhur me krerët e shteteve të tjera pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Londrës, të cilat dje ngritën zyrtarisht siparin, edhe Kryeministri Sali Berisha ka vizituar ekipin olimpik shqiptar. I shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrat e Kulturës dhe Sporteve, Aldo Bumçi e Memli Krasniqi, kanë takuar atletët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në evenimentin e rëndësishëm ndërkombëtar në një pritje të zhvilluar në Ambasadën tonë në Londër. Kryeministri, përveçse ka shfaqur mbështetjen për përfaqësuesit në Londër, u ka uruar atyre suksese në garat e disiplinave përkatëse, duke shprehur besimin se do të arrijnë rezultate të kënaqshme.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Olimpiada, ceremoni madhështore në Londër”

  1. Nga mosha qe kame mbaje mende shume mire ceremonite ne Sidnej,Athine,,Pekine .
    Ajo e Athines per mou ishte me e bukura sepse ishte me njerzore dhe me afer ndoshta mentaliteti tim ballkanik .
    Ajo e Pekinit ishte shume madheshtore
    Ajo e Sidnejt e para shume moderne qe mbaje mend.
    Kurse kjo e Londres ishte egjitha per te fshire by…n, duke vecuar momentin e flakes.

  2. Ceremonia e Londres ishte spektakli me i bukur olimpik qe kam pare deri me sot. Ai grek as qe krahasohet fare me traditen dhe historine qe Londra solli ne tre ore. Ky Nicku qenka pa lidhje fare. Ajo ishte kryeveper….

Beni nje Koment


9 + 5 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept