Berisha fton Kameron në Shqipëri
Politike e Shtunë, 28 Korrik, 2012 | 13:37 pmGjatë vizitës së tij në Londër, Kryeministri Sali Berisha është takuar dje në Pallatin Mbretëror me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kameron. “Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Kameron, me bashkëpunimin parlamentar dhe reformat e ndërmarra me opozitën për plotësimin e kërkesave të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Kryeministri Berisha e siguroi në këtë takim Kryeministrin David Kameron se për qeverinë e tij dhe për shqiptaret integrimi i vendit në BE është projekti më kryesor dhe se ai e konsideron atë si një proces jetik dhe të bazuar në meritë”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Ndërkaq, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe e siguroi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për vendin tonë. Berisha e ka ftuar Kameron që të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, ftesë e cila sipas Kryeministrit britanik do të vlerësohet në mundësinë e parë.





























Duket që ka miqësi në mes tyre.
hajde o Dejv ne shqiperi qe te maresh leksione si mund ti shfrytezosh keto dite e te behesh miliarder se mbas 3 vjetesh sdo e caj njeri per ty.