Panorama Sport
Home » Politike » Firmoset emërimi i Spahisë si sekretar i Përgjithshëm

Firmoset emërimi i Spahisë si sekretar i Përgjithshëm

Bardh Spahia

Fatmir Konja ndihmës i Presidentit për mediat.

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani, ka pasur dje një dite pune normale, me takime me stafin e ngushtë me të cilin do të punojë në këto pesë vite. E reja e ditës së djeshme ishte emërimi zyrtar i Bardh Spahisë si sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, post të cilin gjatë pesë viteve të kaluara e ka mbajtur Aleksandër Flloko. Emërimi i Spahisë erdhi një ditë pasi me vendim qeveria ai u lirua nga detyra e zv.ministrit të Shëndetësisë, të cilin e mbante prej vitit 2009. Ndërkohë, burime nga ky institucion bëjnë të ditur se i gjithë stafi politik që ka punuar me ish-presidentin Bamir Topi ka dhënë tashmë dorëheqjen. Gjatw ditës sw djeshme kreu i shtetit firmosi edhe emërimin e Fatmir Konjws si ndihmës pwr marrwdhwniet me mediat. Dy ditë më parë, gazeta zbuloi edhe emrat e këshilltarëve të Nishanit. Florjan Nuri, i cili ka punuar gjatë këtyre viteve me Presidentin Nishani gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, do të jetë në pozicionin e shefit të kabinetit. Një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i kreut të shtetit, i cili lë detyrën në Ministrinë e Brendshme dhe shkon në Presidencë, është princi Leka II. Trashëgimtari i fronit mbretëror do të asistojë kreun e shtetit sa u takon çështjeve politike.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

5 Komente per “Firmoset emërimi i Spahisë si sekretar i Përgjithshëm”

  1. Haha prince Leka per çeshtjet politike

  2. eshte nipi i ahmet zogut ai prandaj dhe djali i lekes se I -re ate qe perzuri saliu ne 1993 kur ishte vet ne kete post.

  3. Te marre ke te doje kush e pyet per ate pune kot do jene te gjithe aty se mos do ti pyes Berisha ose Jozi Nishanin as mos e mendoni kete duket dhe stafin qe ai ka marre.Te gjithe kuadro te zot dhe te depolitizuar hallall.

  4. Bardh Spahiu, nje njeri i afte qe do te jete ne sherbim te te gjitheve. Urimi. Presidenti Nishani po zgjedh me kujdes dhe mjaft mire stafin e tij, kuadro te afte dhe te ekuilibruar.

  5. Ok tani Jari do luaje dam, yc, domino dhe pesqinsh me ‘stafin’. Keta jane kot fare po edhe sikur te qene me te mire prap sa do shtyjne kohen si ne kohen e sulltanit. Sala vazhdon mbreterimin i qete nga populli dele dhe opozita qe ne fakt nuk ekziston. Gezuar satrapin e radhes (zogu vodhi arin, dulla i vuri drynin atdheut).

Beni nje Koment


1 + = 7

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept