Era thyen në mes Rrapin 150-vjeçar të Mashkullorës
Kuriozitete e Premte, 27 Korrik, 2012 | 12:46 pm
Rrapi 150-vjeçar i Mashkullorës është mposhtur nga era e fortë e një dite më parë duke u thyer në mes. Për emrin e tij në histori, rrapi ishte simbol dhe thyerja e tij në fakt i ngjan një vdekjeje njerëzore. Pema shekullore ndodhej vetëm 20 metra larg memorialit kushtuar çetës së Çerçiz Topullit. Banorë të fshatit pohojnë se rrapi u mund nga era e fortë e një dite më parë dhe, si shkak të thyerjes përcaktojnë tharjen e plotë të tij. Thodhori Puci, njëri nga banorët e fshatit, pohon për gazetën “Panorama” se rrëzimi i rrapit ishte i pritshëm dhe një ditë më parë ka mundur të largojë edhe disa fëmijë që qëndronin poshtë tij për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Ndërkohë që Isuf Veliu pohon se faji është i vetë banorëve, të cilët nuk e vaditën atë kur dihet se rrapi ka nevojë për ujë. Ndërsa mësuesi Petro Qirko pohon se tharja e rrapit erdhi si pasojë e ndërtimeve rreth e rrotull tij në një hapësirë prej 340 m katrorë, gjatë të cilave mjaft rrënjë të tij 150-vjeçare u prenë. Rrapi do t’u mungojë një sërë aktivitetesh kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. p.n




























Te trungu ku qe rrapi ne mashkullore
Foli cercizi me goje
I bukur rrap ore. E mori era. Degjova qe Lubonja do bente nje proteste kunder eres qe rrezoi rrapin. Populli trim i mashkullores thane se rrapi u thye edhe ature as ju kercet fare. “E do mbije nje tjeter, pse keq per rrepe jemi?” kish thene nje mashkull nga Mashkullora.
Per kengen e sapongritur “Mashkullora plot me plehra, dhe rrapin, ua muar era”, nuk kishin koment.
e or e .. ai ishte rrap historik babale ,.. i ishin ngritur dhe kenge ..
Komandanti hyne legjendar,komandanti jone na mbjelle nje tjeter,rrap mashkullore.Sic ka mbjellur njeheri nje dege ulliri.
Renia e Rrapit erdhi njeheresh me Rrapin president….ne disa qytete ne Shqiperi njerezve qe jane te (zgjuar) i therresin o Rrapi. Rrapi presiden dhe Rrapi mashkullores Rane nga ererat e Sali Berishes.
Rrapi nuk eshte mposhtur ! Ai do te rroje ne zemrat tona. Ai ka mbetur ne kenge dhe ne vepra te medha, Sa here te degjojme kengen do kujtojme Rapin.
Po le te rritet nje rap tjeter aty tek Hauri ne Rrapishte ku vertet ishte çeta e Çeços.
Me sa duket ai kishte mbetur rrap pa zot,. Le te mjelle komandanti vet me doren e tij nje geshtenje qe ti marre emrin çeços. Me sebep vete edhe ne mashkullore aty ku vajti komandanti i pare.Helbete hipij edhe une nga njehere ne maje te geshtenjes.
ogur i zi per 100vjetorin e horrave!
Rrapin sec e mori era
Vec pas 150 vjetesh ra
Qe i forte per hata
Tre kater luftera me sy i pa
Sec na gjeti kjo Hata
Se pa rrapin kjo dynja
Do permbyset s’eshte shaka
Pse merzitesh, mbill nje tjeter o Vella
Mos mbill nje por disa
Mashkullora burra KA