Kuriozitetee Enjte, 26 Korrik, 2012 | 11:23 amNjë bashkëshort i zemëruar është hakmarrë ndaj gruas së tij, pas kërkesës së saj për divorc, duke sharruar përgjysmë çdo mobilie dhe çdo objekt në shtëpinë e tyre. Gruaja kishte kërkuar divorcin pasi ai kishte falimentuar. Kevin Fiore, 56 vjeç, shkaktoi një dëm prej 5 184 paundësh në shtëpinë e tyre 130 000 paund në Uerrington, Stafordshajër, në të cilën ai jetonte më gruan, Katrina. Babai i dy fëmijëve, i cili kishte vendosur të martohej me 39-vjeçaren prej tre vjetësh, pasi e kishte takuar atë 14 vjet më parë, i ndau të gjitha objektet më dysh duke shkruar sipër tyre: Gjysma e Kevin… gjysma e Katrinës. Më pas, ai kishte shkruar muret e banjës dhe të korridorit me mesazhe fyese. Kjo, pasi nuk kishte arritur të ndante përgjysmë edhe muret.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
2 Komente per “Divorci, burri sharron në mes mobiliet”
ky eshte burre
Nje tjeter ne Kamboxhia ka sharruar shtepine prej druri ne mes pas divorcit me gruan. Pra mos te ndodhte se cfare nuk ben