Kuriozitetee Enjte, 26 Korrik, 2012 | 11:26 amNjë ekip prej 18 policësh kinezë kanë marrë pjesë në operacionin e suksesshëm për të shpëtuar një grua të bukur që po mbytej, duke zbuluar më pas se i gjithë talenti i tyre kishte shkuar dëm. E shpëtuara nuk ishte një femër e vërtetë, por një kukull seksi, madje e shfryrë. Rreth një mijë njerëz ishin mbledhur buzë lumit në provincën Shandong, duke parë operacionin e policëve të devotshëm që kishte zgjatur mbi një orë, për të shpëtuar femrën prej gome. Policët, që i ishin përgjigjur telefonatës që raportoi mbi një grua që po mbytej, sipas “RocketNews24”, pasi shpëtuan kukullën e seksit, ia paraqitën atë publikut prej një mijë vetash, ku shumë prej tyre i mbuluan sytë fëmijëve të pranishëm.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
1 Koment per “18 policë “shpëtojnë” gruan prej gome”
E pyeten kompjuturin per bersoletat me polic,ai u pergjigj 98% jan te verteta.