Panorama Sport
Home » Kulture » “S’ka humbur asgjë, veprat ruhen në magazina”

“S’ka humbur asgjë, veprat ruhen në magazina”

Drejtori i Qendrës Kulturore, Vladimir Topi

Korçë- Drejtori i Qendrës Kulturore, Vladimir Topi, është marrë dje në pyetje mbi skandalin e grabitjes së veprave të artit në Korçë. Pas denoncimit të bërë nga artistët për zhdukjen e punimeve të tyre, Policia dhe Prokuroria morën në pyetje personat që kanë pasur akses në ambientet ku ishin magazinuar qeramikat dhe punimet artizanale të rajonit juglindor. Fillimisht është pyetur drejtori i Qendrës Kulturore, i cili këtë herë ka mohuar mungesën e veprave të artit, të cilat sipas tij ruhen të gjitha sipas inventarit në njërën prej dhomave të Qendrës Kulturore. “Veprat e Muzeut të Kulturës Popullore ndodhen në ambientet e qendrës kulturore ‘Vangjush Mio’. Ato janë aty konform të gjitha rregullave, ndonëse jo në kushte të mira, por ato kushte janë në këtë institucion. Ne nuk kemi mundësi ekspozimi të tyre, por thjesht i kemi magazinuar aty, ndaj dhe artisët ndoshta nuk i kanë parë dot punimet e tyre. Shqetësimi i artistëve nuk është me vend. Unë di që këto punime të Muzeut të Kulturës Popullore në vitin ’91 u transferuan me një procesverbal në ambientet e qendrës kulturore ‘Vangjush Mio’, me urdhër të kryebashkiakut të asaj kohe, Gjergji Duro. Unë kam inventar për veprat që janë transferuar këtu dhe në lidhje me qeramikën e Kolevicës, u skualifikua po me një urdhër të ish-kryebashkiakut Duro dhe këto punime u asgjësuan sipas rregullave. Punimet e Tilit janë aty, por edhe punimet e artistëve të tjerë. Sa për çelësat, i disponon magazinieri i këtij institucioni dhe jo persona të tjerë. Punimet ndodhen në dhomat e kësaj qendre kulturore, por të magazinuara jo të ekspozuara”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor Vladimir Topi. Burime nga Prokuroria thanë se pritet që dy ekspertë të nisin një verifikim mbi origjinalitetin e objekteve të Muzeut të Kulturës Popullore. Sipas tyre do të kryhet një inventar fizik për të parë nëse ai korrespondon me një inventar të disa viteve më parë dhe për të bërë diferencën. Së bashku me drejtorin Topi, në pyetje janë marrë edhe dy artistët që denoncuan hapur vjedhjen. Vasillaq Kolevica dhe Llazi Tili kanë ngritur edhe para grupit hetimor akuzën për vjedhjen e punimeve të tyre qeramike apo skulpturave, zhdukje e cila sipas tyre është kryer nga ambientet e qendrës kulturore “Vangjush Mio” në Korçë. Sipas të dhënave, dyshimet e para edhe për zhdukjen e këtyre punimeve, kryesisht qeramikë, skulpturë, kostumografi dhe qëndisje bien mbi përgjegjësit dhe punonjësit e qendrës kulturore “Vangjush Mio”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 6 = 13

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept