Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Shkup, tre shqiptarë mes spiunëve të parë të UDB-së

Shkup, tre shqiptarë mes spiunëve të parë të UDB-së

Disa portale në Maqedoni kanë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustacionin, i cili lejon publikimin e emrave të tyre me emër e mbiemër. Sipas Komisionit për Lustracionin, procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror do të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme. Por portali “MKD” në gjuhën maqedonase ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona. Mes tyre janë tre shqiptarë. Sipas “MKD”, ata janë: Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri. Disa nga emrat e publikuar kanë mohuar përfshirjen e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës, raportoi agjencia INA.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

4 Komente per “Shkup, tre shqiptarë mes spiunëve të parë të UDB-së”

  1. Burim BARDHDRINI

    E çuditshme dhe gati e pabesueshme,që Rexhep Zllatku paska qenë bashkëpunëtor i UDB-së.Se ai ka qenë korrespondent,mjaft i ledhatuar, i Rilindjes nga Shkupi,këtë e ka ditur tërë opinioni.Më vijë keq,që unë si gazetar shumëvjeçar e të njëjtës gazetë, e paskam pasur koleg Zllatkun.Mjafton kaq të them për atë ,që nuk fytyrë të dali në vende publike,të jetojë në burg shtëpiak, e ka të merituar.Le të gjurmohet edhe për të tjerë,tre janë pak.

  2. Ne Shqiperi nuk u vendos me qellim ky ligj nga politikanet se do te dilnin te gjithe bashkpuntore te sigurimit.Eshte me se e domozdoshme hapja e dosjeve qe te pastrohet polika shqiptare nga keta lloj politikanesh qe po i marrin frymen.

  3. Të nderuar komentues.Posaqerisht për Mustafa Spahia kisha pas dëshirë,në qofte se ka njohuri te verteta pergjigjuni.Unë e kam nji bashkfshatar me emer e mbiemer te njejtë i cili ka lindë në Kosovë por jetuar dhe punuar në Shkup.Nr.tel. I imi .076 222 61 62 .Me Respekt.

  4. b..b king levan

    hihiiiiiiiiiiiiiiiiiii sa turp po ku kemi ndere ne si popull na kane perdhosur

Beni nje Koment


+ 9 = 15

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept