Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Martohet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Eun

Martohet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Eun

Media shtetërore e Koresë së Veriut bënë me dije këtë të mërkurë se lideri i tyre, Kim Jong Eun është martuar, një njoftim befasues ky në një vend që i ka mbajtur të gjitha zonjat e tij të para gati të padukshme.

Njoftimi i dha fund disa spekulimeve në lidhje me identitetin e një gruaje elegante, e cila kishte shoqëruar Kim gjatë disa paraqitjeve të tij publike.

Media shtetërore e identifikoi gruan e Kim si, “comrade Ri Sol Ju”. Në njoftim nuk pati asnjë detaj më shumë për zonjën e parë, për moshën apo prej sa kohësh është martuar çifti.

Shfaqja e një zonje të parë i jep fund traditës për një periudhe 40-vjeçare të familjes ku zonjat e para kanë qëndruar thuajse tërësisht prapa skene.

Gadishmëria për t’i dhënë bashkëshortes një profil më të lartë publik, mediat ndërkombëtare thonë se shton shpresat, që Kim, udhëheqësi që ka marrë detyrën gati 7 muaj më parë, është duke u përpjekur për të krijuar një imazh më pak të sertë se babai i tij, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Ri Sol Ju mendohet të jetë në fund të 20-tave ose tek të 30-tat, ndërsa Kim është në fund të 20-tave.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Martohet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Eun”

  1. Billy no fingers

    Çifti te na trashegohet. U zgjidh edhe ky merak i madh qe kishim. Vajza vjen nga familja me e mire ne Pongiang.

    • C,kenaqesi Billy. Tani mund te fleme te qete sepse vajza e Korese se Veriut nuk eshte e deklasuar. Po ti Billi a fle dot i qete pa fingers ? Shpetuam nga meraku i madh.

  2. Systemi politik i ketij vendi me kujton ,parajsen, e Enverit.

Beni nje Koment


1 + = 4

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept