Kush ia riktheu buzëqeshjen aktores, Demi Moore?
Kuriozitete e Mërkurë, 25 Korrik, 2012 | 18:36 pmQë prej ndarjes nga aktori, Ashton Kutcher Demi Moore nuk është se ka patur shumë arsye për të buzëqeshur. Por, kohët e fundit duket se gjerat kanë ndryshuar dhe po ecin mirë për aktoren.
Ajo është fotografuar me yllin nga Zelanda e Re, 49- vjeçarin, Martin Henderson. Në fotografitë e publikuara nga revista Life&Style, Demi paraqitet me një buzëqeshje “vesh më vesh” gjatë një dite pushimi romantike në Konektikat.
Sipas revistës Life&Style, Demi dhe Martin, i cili është 12 vjet më i vogël se aktorja, kanë qëndruar në një shtëpi pushimi së bashku. Ata kanë dalë për dreka dhe darka romantike gjatë pushimeve të tyre dhe dëshmitarët e kanë përshkruar Demin si shumë të dashuruar dhe në formë të shkëlqyer.
Martin ka qenë protagonist në disa video muzikore si në “TOXIC” të Britney Spears si dhe ka marrë pjesë në soap operën australiane, Home & Away. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në filmin, Mr Darcy in Bride, Prejudice si dhe në filmin horror të 2002-it, The Ring.





























Me gezon shume fakti qe Demi me ne fund buzeqeshi .E meriton lumturine!URIME!