Itali, arrestohet prifti pedofil, abuzoi me 14 fëmijë
Kuriozitete e Mërkurë, 25 Korrik, 2012 | 13:50 pm
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Sicili një prift pedofil, i cili akuzohet se ka mashtruar dhe abuzuar seksualisht me të paktën 14 fëmijë. Zbulimi i priftit që shërbente prej pak kohësh në Palermo, u bë gjatë hetimeve në një operacion antidrogë. Sipas prokurorëve italianë, i dyshuari i tyre si shpërndarës droge kishte raporte seksuale me priftin, duke i nxitur ata të nisnin hetimin paralel. Gjatë tij u zbulua se viktima të priftit pedofil kishin rënë edhe disa fëmijë të tjerë të grupmoshave të ndryshme. Prifti i mashtronte fëmijët duke u thënë se “raportet seksuale kryheshin për qëllime mjekësore”. Viktimat, pas marrëdhënies me priftin, paguheshin prej tij me nga 50 deri në 300 euro. Pjesë e procedurës ishte edhe plotësimi i një formulari, i cili shërbente për të bindur fëmijët se akti seksual kryhej për studime mjekësore sekrete, që ata nuk duhet t’i rrëfenin me askënd.


























