Marylin Monroe, seks-simboli i meshkujve ishte lesbike
Kuriozitete, Une Gruaja e Hënë, 23 Korrik, 2012 | 13:06 pm
Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së seks-simbolit të meshkujve, Marylin Monroe, një autor ngre pyetjen rreth seksualitetit të saj. Dje, me botimin e librit, të gjitha mediat e huaja flisnin për të, ashtu si mëngjesin e gushtit të 50 viteve më parë, kur të gjitha gazetat i mbushën faqet e tyre me lajmin e vdekjes së yllit, me fotografitë e saj më të bukura e me copëza nga jeta e saj.
Përgjatë një shëtitjeje në trotuaret e Nju Jorkut, Marylin Monroe ngelet me këmbët e saj të bukura të zbuluara nga era që shkaktoi një tren metroje, duke ia bërë fustanin fizarmonikë t’i ngrihet deri te veshët.
“A nuk është kjo mahnitëse?” – thërriste teksa flladi i përshkonte këmbët.
Ky moment, i parë sa e sa herë në fotot e saj më të bukura e të imituara nga sa e sa pasardhëse të saj, ka mbetur i gjallë në kujtesën e gjithë historisë së Hollivudit, duke përflakur libidon e meshkujve kudo ndodheshin dhe duke e kthyer Monroe në seks-simbolin numër një të botës. Ishte femra më e dëshiruar në planet.
Por, pikërisht këtu qëndron një ironi e madhe. Marilyn Monroe nuk ishte një hamëse burrash, siç e tregojnë gjithë imazhet e saj. Edhe pse u martua dhe u divorcua tri herë, ajo kishte – siç disa njerëz janë në dijeni të fakteve – prirje lesbike.
Ajo vetë i ka pranuar takimet e saj seksuale me aktoret Joan Crawford, Barbara Stanwyck, Marlene Dietrich dhe Elizabeth Taylor, ashtu siç ka pranuar edhe marrëdhënien me dy koleget e saj, Natasha Lytess dhe Paula Strasberg. Të gjitha këto, sipas asaj që tregon Michelle Morgan në kërkimet e tij të botuar në biografinë e fundit të Monroe: “Private and Undisclosed, I met her once when I was a 15-year old schoolboy” (Private dhe e pazbuluar, e takova njëherë kur isha nxënës 15-vjeçar).
“Gjashtë vite pas vdekjes së saj u takova me Jean Negulesco, atë që drejtonte Marilyn në ‘Si të martohesh me një milioner’. Vetëm një ditë përpara se ai kishte menduar ta vizitonte, ajo ishte gjendur e vdekur. ‘E di se çfarë nuk shkonte me të, apo jo? E gjithë ekzistenca e saj ishte në kërkim të identitetit dhe identiteti i saj seksual ishte një gënjeshtër e vërtetë. Një herë më pat thënë se nuk kishte pasur kurrë orgazëm me një burrë në gjithë jetën e saj’. E gjithë kjo që më tha dukej e vështirë për t’u besuar nëse kujtoje fustanin e bardhë mbi metronë e Nju Jorkut. Në transkriptimin e Marilyn gjatë takimeve me dr. Ralph Greenson, në fund të jetës së saj, pat shkruar: “Nuk kam pasur kurrë një orgazëm, dhe e kujtoj mirë atë që më keni thënë, se një orgazëm ndodh në mendje, jo te gjenitalet. Kur bëra ekzaktësisht atë që më thatë të bëja, do të kisha një orgazëm…. Çfarë ndryshimi bën një fjalë! Ju thatë se ndoshta do të mundja, jo se do të ndodhte. Qofsh i bekuar, doktor! Ato që më thatë ishin si ungjill për mua. “Marilyn nuk ishte e zonja të shijonte seksin me burrat, vijon doktori në rrëfimin e Michelle Morgan, që për momentin mund ta gjeni të plotë vetëm duke e porositur.



























nuk ka nje personalitet te njohur ne bote qe nuk ua kan ven nje ta pavertet !!
marylin monroe u martua disa her ky eshte fakt
Nga artikulli rezulton se Monroe pelqente femrat dhe kjo jo detyrimisht e ben ate lezbike. Te dhenat per jeten e saj maksimumi mund ta nxjerrin biseksuale…dhe kjo e ndrit me shume figuren e saj. Jo vetem pelqehej nga meshkujt, por edhe nga femrat, pra seksualisht ishte dhe mbetet nje femer universale. Nuk dihej kjo?
i kemi zgjidh hallet tona e hajde te diskutojme jeten private te asaj
. oooo shikoni b…. tuaj