Panorama Sport
Home » Speciale » Nexhmija: Dorëshkrimin e ruaj me dosjet e Enverit

Nexhmija: Dorëshkrimin e ruaj me dosjet e Enverit

Nexhmije Hoxha

“Kur të hapni ekspozitë për Enver Hoxhën, atëherë do t’ju huazoj dorëshkrimin e romanit të Ismail Kadaresë”.

Ky ishte thelbi i përgjigjes që Nexhmije Hoxha i ktheu ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Kasem Biçoku.

Në 24 shtator 2009, Biçoku, përmes një shkrese zyrtare i kërkon Nexhmije Hoxhës t’i huazojë dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, për ta paraqitur në një ekspozitë kushtuar Ismail Kadaresë.

Katër ditë më vonë, znj. Hoxha kthen një përgjigje, ku thotë se romanin e ka dhuratë nga Kadare, por do ta huazonte vetëm kur Muzeu të vinte në vend emrin e Enver Hoxhës.

Pas kësaj, Biçoku i drejton një letër të dytë, së cilës Nexhmije Hoxha nuk iu përgjigj. Pas botimit të dy letrave që ish-drejtori i MHK-së i dërgoi Nexhmije Hoxhës, botojmë përgjigjen që kjo e fundit i dërgoi Kasem Biçokut.

(Letren e plote e  lexoni sot ne gazeta “Panorama”)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

9 Komente per “Nexhmija: Dorëshkrimin e ruaj me dosjet e Enverit”

  1. Hajdute,shpirt keqe mbete akoma moj “shoqe e “jugosllaveve!!

  2. Si ka mundesi qe Nexhmija vazhdon akoma t’i sjelle te gjithe rrotull?!

  3. u beje thirrje te gjithe pensionisteve dhe dembelave qe marri ndihmat sociale ne amerike ,europe, mos te bejne komente neper gazetat shqiptare dhe te bejne si te zgjuar.

  4. mire eshte qe ti plotesohet deshira nexhmije,por pas vdekjes;ama.

  5. pionieri i Enverit

    Enver Hoxha ishte nje diktator.Por pasuesit tij jane hajduter dhe batakcinj.Kadareja na ka nderuar.Sa per dokumentat qe ke mire po vepron kur te hapin ekspozite per Enverin atehere t’ja u japesh.

  6. Per kete ka shume te drejte,kur thote se kur ta hapni ekspozite per Enverin atehere do te dorezoj edhe doreshkrimin. Pse mos te hapet nje ekspozite ku te tregohet (qe ta mesoje edhe brezi i ri) krimet qe ka bere per 45 vjet. Te tregohet se si i eliminoj te gjithe shoket e tij pa perjashtim.

  7. Pervec se Enveri vrau “shoket” e vet perpara se ata ta eleminonin te paret,pra u tregua me i shpejt ,Ai ka ndertuar edhe hidrocentrale,hekurudha ,shkolla ,universitete,etj etj ,per te cilat duhet ti heqim kapelen.

  8. Poekspoziten e ka ber muzeu i ka shfaq te gjitha krimet qe ka ber shtigani hogja dhe shtriga gjall negjmija,bila muzeu duhet te gjej edhe me shum raste dhe ti jap policis dhe te denohet me nje miljon vite burg qe edhe keto nuk mjaftojne per te zezat qe kan ber.

  9. kadaren po e vlereson gjithe bota,jo mos e vleresojm ne qe e kemi,apo akoma me ate metoden e vjeter qe te shajm edhe te gjykojm te gjithe,qe jane rreth nesh deri ne australi edhe amerik

Beni nje Koment


5 + 1 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept