PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Sociale » Si ta plotësoni formularin A2 online

Si ta plotësoni formularin A2 online

Një mënyrë krejt e re për të plotësuar formularin A2. Ministria e Arsimit tashmë ka zbardhur udhëzimin dhe ka gati të gjitha mjetet informuese për maturantët. I gjithë procesi i zgjedhjes së 10 degëve për të cilat do të garohet për në Universitet, do të jetë online. Në të gjitha qytetet e vendit, formulari A2 do të plotësohet në një datë të vetme. Vetëm për rrethin e Tiranës janë lënë 4 data të tilla. “Plotësimi do të kryhet në laboratorët e ngritur në shkolla. Maturantët janë lajmëruar për ditën kur do të paraqiten”, tha drejtori i Drejtorisë së Pranimeve në AKP, Arben Fagu. Sipas tij, i gjithë procesi do të nisë në orën 8:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00. “Një maturant nuk do të qëndrojë më shumë se gjysmë ore në sallë për të plotësuar formularin. Çdo laborator ka 16 kompjuterë dhe me llogaritë që ne kemi bërë, rezulton se brenda orarit arrihet të evitohet fluksi i nxënësve”, tha Fagu. Risia për pikët Risia që do t’i ndihmojë maturantët këtë vit është llogaritja e pikëve që ata kanë grumbulluar në mënyrë dixhitale. “Në momentin që do të klikohet për preferencat, në soft dalin pikët e maturantit për degën përkatëse, pikët e fituesit të fundit të një viti më parë dhe ata shohin direkt gjatë plotësimit të formularit nëse i përafrohen degës së preferuar. Kjo është ndihmesë shumë e madhe për ta”, tha Fagu.  Maturantët, para se të futen në laboratorin e aplikimit online, duhet të ketë bërë pagesën prej 2000 (dy mijë) lekësh për aplikimin me formularin A2 në zyrat e Postës Shqiptare apo në një nga bankat e nivelit të dytë. Për kryerjen e pagesës maturanti duhet të ketë shkarkuar dhe printuar faturën, e cila gjithashtu do të jetë online në faqen zyrtare të AKP. Në udhëzimin e MASH është përcaktuar mënyra si do të shkarkohet kjo faturë. Ilustrimet dhe pasaktësitë Në faqen zyrtare të MASH dhe AKP, maturantët do të mund të gjejnë një video shpjeguese me audio për mënyrën si do ta plotësojnë formularin A2. Ajo ndihmon për të gjithë hapat që ata duhet të hedhin deri në plotësimin përfundimtar të formularit. Po kështu, udhëzimi i MASH ka ilustrime të pjesëve të ndryshme të softit, të cilat gjithashtu i ndihmojnë maturantët për t’u orientuar. Në rast se gjatë plotësimit të të dhënave evidentohen pasaktësi me të dhënat personale, do të plotësohet formulari i korrigjimit të pasaktësive. Edhe për këtë formular është vënë në dispozicion udhëzimi i plotë. “Maturanti me kujdes kontrollon të dhënat personale, gjeneralitetet dhe notat. Nëse vë re ndonjë pasaktësi, i pasqyron ndryshimet në formularin e korrigjimit të pasaktësive. Ky i fundit ndodhet në pjesën e prapme të formularit A2 të personalizuar”, thuhet në udhëzim. Plotësimi në letër Në rast se sistemi online mund të paraqesë ndonjë avari, MASH do t’i ofrojë maturantit variantin e printuar në letër. Në këtë rast, plotësimi është i njëjtë. Lista e 303 programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012-2013 zë pjesën më të madhe të formularit A2. Maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur programet e studimit që preferojnë. Për secilin universitet publik të Shqipërisë janë renditur të gjitha programet e studimit.
Institucionet • I pari në laborator futet drejtori apo nëndrejtori i shkollës (mbikëqyrësi i aplikimit online), i cili logohet në sistem për t’i dhënë mundësi aksesimi në të maturantëve të shkollës së tij. Për të kryer logimin kryhen këta hapa: • Mbikëqyrësi aksesohet në portalin e Maturës Shtetërore. Adresa është matura.akp.gov.al • Më pas mbikëqyrësi logohet në sistem në të gjithë kompjuterët e laboratorit duke futur ID,  Fjalëkalimin dhe klikuar në butonin Hyr, siç shihet më poshtë në dritaren dialoguese. • Më pas mbikëqyrësi klikon mbi linkun A2 në krahun e majtë sipër, siç shihet më poshtë. • Më pas, maturantët, në prani të mësuesve kujdestarë dhe mbikëqyrësve të sistemit, logohen në sistem dhe klikojnë mbi butonin Hyr. • Në pjesën e sipërme maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet dhe pikët/nota mesatare e shkollës së mesme si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat duhet t’i kontrollojë me kujdes. • Çdo maturanti i vihet në dispozicion një formular i korrigjimit të pasaktësive në të cilin ai evidenton gabimet e evidentuara në të dhënat e tija. • Poshtë të dhënave personale të maturantit është një Drop Doën List e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë njërin nga 303 programet e studimit që ofrohen për vitin akademik të ardhshëm nga IALP-të. • Pas përzgjedhjes, më poshtë, shfaqen pikët që maturanti grumbullon në këtë program studimi dhe pikët e fituesit të fundit për tre vitet e kaluara. Duke i krahasuar pikët e tija të grumbulluara me ato të tre viteve të mëparshme, maturanti mund të marrë vendim që ta përzgjedhë ose jo atë program studimi. Për ta përzgjedhur një program studimi ai duhet të klikojë mbi butonin Përzgjidhe Programin. • Sistemi informatik nuk të lejon që të përzgjidhem më shumë se 10 preferenca, por lejon që të fshihet ndonjëra prej tyre si dhe të rirenditen ato. Nëse duhet të heqim një program studimi mjafton të klikojmë tek butoni “Hiqe” ndërsa për t’i rirenditur në kutizat anësore duhet të shtypim renditjen e re te propozuar dhe më pas klikojmë mbi  butonin poshtë “Ruaj Renditjen” (Kujdes! Gjatë vendosjes se renditjes se re nuk duhet te kemi përsëritje numrash. •Maturanti me kujdes kontrollon të dhënat personale gjeneralitetet dhe notat e nëse vë re ndonjë pasaktësi pasqyron ndryshimet në Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive. Ky i fundit ndodhet në pjesën e prapme të Formularit A2 të personalizuar.
Renditja Sipas MASH, për suksesin e aplikimit me formularin A2 janë të rëndësishme jo vetëm llojet e programeve të studimi të përzgjedhura por dhe renditja e tyre. Për të ruajtur sistemin nga gabime të mundshme apo ndërhyrje të paautorizuara, përcjellja e të dhënave të formularit në sistem bëhet vetëm pasi mbikëqyrësi i sallës ,fut kodin e tij në kutizën “Kodi i Mbikëqyrësit” dhe më pas klikon mbi butonin. “Dërgoje Formularin”.  Formulari A2 duhet të printohet në dy kopje dhe të plotësohet me emër – mbiemër, më pas të firmoset nga maturanti, mbikëqyrësi, drejtori i shkollës si dhe të vuloset me vulën e drejtorisë së shkollës. Për shtypjen në letër të formularit A2 ndiqen hapat e mëposhtme. ZIRINA LLAMBRO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Si ta plotësoni formularin A2 online”

  1. O hajdute te kurruptuar edhe 2000 leke te tjera i doni tani ne fund fare se nuk u ngopet.Ku eshte Shqiperia dixhitale e Sali qelbesires
    beni nje llogari 45 000 nxenes X 2000 leke = 90 000 000 leke
    e kuptoni cfare jane 900 milion leke per shqiptaret.Ku shkojne keto leke apo i merr ABCOMi qe e ka ne pronesi Saliu me familjen e tij.
    Turp,turp.Ubej thirrje gjithe maturanteve te ngrihen e te protestojne per kete vjedhje te re

Beni nje Koment


8 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy