PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Opinion » “Sundimi i ligjit” apo “shteti i së drejtës”

“Sundimi i ligjit” apo “shteti i së drejtës”

FATOS LUBONJA Pas shkrimit tim “Sundimi i ligjit dhe sundimi nëpërmjet ligjit”, juristja amerikane që punon prej kohësh në vendin tonë dhe njohësja e gjuhës shqipe, Kathleen Imholz, më bëri një vërejtje që më tërhoqi vëmendjen dhe më shtyu të reflektoj. Sipas saj, përkthimi i “the rule of law” në anglisht duhej të ishte “sundimi i së drejtës” pasi, ndryshe nga gjuhë të tjera europiane, ku kemi edhe fjalën “ligji” edhe fjalën “e drejta”, në anglisht ka vetëm një fjalë që përdoret për të dyja, që është “law”. Dhe në shprehjen “the rule of law”, kjo fjalë nuk ka kuptimin e një ligji të veçantë, por të një “korpusi ligjesh dhe principesh” që është më saktë të përkthehet me “e drejta”. Me fjalë të tjera, sipas saj, kur themi “sundimi i ligjit”, kjo mund të kuptohet si sundimi i një ligji të veçantë, çka nuk mund të jetë kurrsesi i barabartë me sundimi i së drejtës. Mendoj se ia vlen një reflektim edhe në aspektin gjuhësor mbi këtë vërejtje që Imholz e shoqëronte me shqetësimin se lidhur me konceptin “the rule of law”, në këta njëzet vjet që ajo ndjek Shqipërinë, ekziston një paqartësi e madhe. Në fakt, koncepti “the rule of law” në shqip ka hyrë shumë vonë pas rënies së komunizmit dhe ne, më së shpeshti, e kemi përkthyer me “shteti i së drejtës”  duke e marrë atë nga gjuhët europiane perëndimore të kontinentit. Në italisht është “stato di dirito”, në frëngjisht përdorin “etat de droit”, por edhe “primaute du droit”, në spanjisht “el Estado de Derecho”, gjermanisht “der Rechtsstaatlichkeit”. Duke kërkuar në gjuhët lindore që i njoh pak, vura re se atje përdorin edhe “e drejta”, edhe “ligji” (“pravo” dhe “zakon”), çka më duket se është më afër përvojë sonë. Në fakt, nuk është se unë nuk e dija se përkthimi më i përdorshëm në shqip për “the rule of law” është “shteti i së drejtës”, por me vetëdije zgjodha “sundimi i ligjit”. Në fakt, më së shumti personalisht kam përdorur, në të folur dhe në të shkruar, trajtën “shteti ligjor”, dhe jo “shteti i së drejtës”, pasi kjo e fundit më ka tingëlluar gjithmonë një shprehje si e zbrazët, pa përmbajtje e kuptim. Ndoshta për shkak se fjalët e një gjuhe marrin jetë, ashtu si pemët që lëshojnë degë, nga përvojat e nevojat njerëzore. Ato nuk mund të ndahen dot nga historia e përdorimit të tyre, nga jeta e tyre në një shoqëri, ashtu sikurse njerëzit nuk mund të ndahen prej tyre. Dhe historia rreth njëzetvjeçare e shprehjes “shteti i së drejtës” në gjuhën shqipe më duket si historia e fidanit të një peme të marrë nga jashtë e të mbjellë në gjuhën shqipe, që s’ka marrë dot asnjëherë jetë në kuptimin që ka në vendet nga e kemi marrë. Ose më saktë ndoshta do të thosha se ky fidan ka “zënë” tashmë në gjuhën tonë,  por jo në kuptimin që ka, por në pakuptimin që ka. Me fjalë të tjera, në “humusin” shqiptar ai ka lëshuar degë (konotacione) që nuk korrespondojnë me çka do të thotë koncepti në gjuhët nga e kemi marrë. Për shembull, për mua ai mund të përdorej në shqip nga shkrimtarët apo humoristët për të evidentuar gjuhën e ndoca kafshëve politike tonat që përfaqësojnë partitë në komisione të ligjit e që i sheh ta artikulojnë nëpër mbledhje e nëpër ekrane, por që jashtë ekranit nuk bëjnë gjë tjetër veçse të kundërtën e asaj që nënkupton koncepti; apo të tjerë që e përdorin aq shumë kur flasin me ndërkombëtarët, deri edhe pa qenë të vetëdijshëm se për çfarë po flasin. Ndërkaq, raporti i shqiptarëve me fjalën “ligji” më duket se është shumë më i gjallë. Ai ka kuptimin e një ligji të vetëm të Kodit Penal apo Civil, të një dekreti të kthyer në ligj, të ligjeve të natyrës, por më duket se ka marrë në publikun e gjerë, veçanërisht këta njëzet vjet, edhe kuptimin e atij korpusi ligjesh dhe principesh që ekzistojnë të shkruara në letër, por që nuk respektohen e që në një gjuhë më korrekte mund të quhet “e drejta”. Kur themi “respektimi i ligjit” apo “mosrespektimi i ligjit”, ne nënkuptojmë diçka më shumë se sa respektimi apo mosrespektimi i një ligji të vetëm, ashtu sikurse edhe kur themi për një pushtetar se “ai bën ligjin”, nënkuptojmë se është ai që vendos për gjithçka, jo vetëm për një ligj të veçantë, apo se ai bën atë që bënte në Britani, p.sh. para 1688-s monarku. Pra, përtej përdorimit apo mospërdorimit të konceptit “the rule of low” në trajtën “sundimi i ligjit”, apo “shteti i së drejtës”, apo “shteti ligjor”, apo “sundimi i së drejtës” – edhe vetë përdorimi i tërë këtyre shprehjeve flet për konfuzionin që shqetëson Imholz, – do të thosha se ne sot po jetojmë në një kohë kur ajo që u mungon më shumë shqiptarëve dhe që e shprehin përditë kur flasin me njëri-tjetrin është, ashtu siç thosha në shkrimin e mëparshëm, vetëdija e hendekut midis ligjit, në kuptimin e “së drejtës”, si korpus ligjesh e parimesh që ekzistojnë të shkruara në letër, dhe moszbatimit të tij për shkak se në vend sundon jo ligji/e drejta, por krimi i organizuar që ka kapur shtetin. Në këtë kontekst, edhe fjala “sundimi” më duket më e përshtatshme se sa fjala “shteti”, pasi është një fjalë shumë e fortë që duke iu veshur ligjit në kuptimin që i dhashë, sikur kërkon t’u zhveshë nga pushteti sundimtarëve në fjalë. Gjithë në këtë ravë do të thosha se edhe vetë fjala “e drejta” nuk ka marrë, më shumë se fjala “ligj”, në publikun e gjerë, kuptimin e një korpusi ligjesh e principesh, – siç është në gjuhët perëndimore e siç e gjen në tekste universitare – por ka mbetur në stadin një koncepti moral. Sikur fjala “e drejta” të kishte marrë në publikun e gjerë kuptimin që ka për specialistët do të ishte shumë e qartë se kur themi “shteti i së drejtës” apo “sundimi i së drejtës”, bëhet fjalë për një shtet ku sundon ai korpus ligjesh e principesh përpara të cilit të gjithë janë të barabartë, por, në mungesë të kësaj, në shqip këto na japin më shumë kuptimin e një shteti utopik, ku “e drejta” nuk ka kuptimin e një korpusi ligjesh e principesh, por të një koncepti moral që i atribuohet Zotit, për shembull, apo njerëzve të drejtë. Pra, paradoksalisht, është e vërtetë se tingëllon më mirë të vësh si titull të një teksti universitar “Filozofia e së drejtës”, dhe jo “Filozofia e ligjit”, por, ndërkaq, kur themi “shteti i së drejtës” apo “sundimi i së drejtës”, më duket se largohemi më shumë nga kuptimi i “the rule of law”, sesa kur themi “sundimi i ligjit”. Për ta ilustruar këtë, po sjell edhe një koncept që ia kundërvura këtij duke e vënë edhe në titullin e shkrimit. Në librin “Why nations fail…” (Përse dështojnë kombet…), i cili sikur i dha jetë për mua, më qartë se çdo lexim tjetër, konceptit “the rule of law” në raport me historinë tonë, duke më bërë njëherësh të kuptoj edhe më mirë se pse asnjëherë nuk më ka mbushur përkthimi në shqip në trajtën “shteti i së drejtës”, përdorej, mes të tjerash, edhe koncepti “the rule through law” (sundimi nëpërmjet ligjit), që i kundërvihet të parit duke dhënë konceptin se si ligji/e drejta (keq)përdoret nga sundimtarët që e kontrollojnë atë – çka, së bashku me mosrespektimin e ligjit, është raporti i rëndomtë që kemi ne me ligjin/të drejtën. Po të përdornim termin “e drejta” për “low”, këtë shprehje do të duhej ta përkthenim “sundimi nëpërmjet së drejtës” e, në këtë rast, titulli i shkrimit tim do të ishte: “Sundimi i së drejtës dhe sundimi nëpërmjet së drejtës”, që më duket se e largon edhe më shumë lexuesin shqiptar nga çfarë kam dashur të shpreh. * * * Ishin këto disa nga arsyet që – intuitivisht – më bënë që duke lexuar librin “Why nations fail…” ta përkthej “the rule of laë” me “sundimi i ligjit”. Dikush mund të arsyetojë se zhveshja nga kuptimi i kësaj shprehjeje, për shkak të ndryshimit midis asaj që thonë dhe asaj që bëjnë shqiptarët në përgjithësi, do të ndodhte edhe sikur në vend të “shteti i së drejtës” të kishim përdorur këta njëzet vjet trajtën “sundimi i ligjit”. E vërtetë. Historia e gjuhës është e mbushur me fjalë që në kontakte të ndryshme marrin kuptime e konotacione të ndryshme për shkak të historisë së përdorimit të tyre në këto kontekste. Mjaft të kesh parasysh për shembull historitë e ndryshme të fjalës “socializëm” në vendet e Europës Perëndimore dhe ato Lindore. Them se po të ishte përdorur në retorikat politike “sundimi i ligjit” në vend të “shteti i së drejtës”, ndoshta kjo do ta bënte më të thellë kontrastin midis asaj që thuhet me fjalë dhe asaj që bëhet në realitet në Shqipëri, duke e ridikulizuar edhe më termin “sundimi i ligjit”, por, nga ana tjetër, them se ndoshta po të qe përdorur ky term, do të kishte ndikuar më fort për t’i dhënë jetë luftës së atyre që përpiqen për sundimin e ligjit kundër sundimit nëpërmjet ligjit apo mosligjit. Pra, dua të dyshoj se, me vetëdije apo me pavetëdije, zgjedhja “shteti i së drejtës” është bërë për ta lënë më abstrakt, më të paqartë konceptin, sikur të ketë pasur një marrëveshje të fshehtë për t’ua lënë sundimin real njerëzve “që bëjnë” ligjin/të drejtën, e për t’i lënë ligjit/së drejtës një pushtet ideal, utopik. Megjithatë, me këtë shkrim nuk dua të propozoj apo imponoj ndryshimin e shprehjes “shteti i së drejtës” me “sundimi i ligjit”, në stilin e atyre që po duan të na imponojnë tani se ku duhet ta përdorim “ë”-në dhe ku nuk duhet ta përdorim në gjuhën që flasim e shkruajmë. Nuk më shkon ndër mend, gjithashtu, të sugjeroj që të mos përdoret “e drejta” në kuptimin e një korpusi ligjesh e parimesh, por “ligji”. Mendoj se përkundrazi, duhet bërë përpjekje që ky kuptim i “së drejtës” të hyjë në gjuhën e të gjithë shqiptarëve. Thjesht desha të sqaroj sa më mirë konceptin që shpreh “the rule of law” kundër “the rule through law”, duke vënë në dukje edhe paqartësinë që ekziston rreth tij për shkak të faktit se është koncept i ri për shkak të realitetit ku jetojmë, por edhe të shumësisë së përkthimeve që përdorim për të, çka, kjo e fundit, është njëherësh edhe shprehje e kësaj paqartësie, edhe krijuese e saj. Desha po ashtu të them se përderisa për mua “sundimi i ligjit” ka një kuptim më të qartë se sa “shteti i së drejtës”, unë do ta përdor kështu edhe me idenë se rifreskimi i konceptit, duke përdorur fjalë të tjera, mund të tërheqë vëmendjen për t’i dhënë atij kuptimin që i mungon e që na duhet ta nxisim që të vihet në jetë, pasi gjuha jo vetëm e ndjek historinë, por edhe e krijon atë. “Historia është një libër që ne po e shkruajmë dhe njëkohësisht shkruhet mbi ne”, thotë Borgesi.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

12 Komente per ““Sundimi i ligjit” apo “shteti i së drejtës””

  1. Zoti Lubonja, cfare ke bere mire cfare ke bere ….?!

  2. SHTETI I SE DREJTES !

  3. Do te ishte me mire shteti i se drejtes. Fjala ligj nenkupton si detyrimin edhe te drejten. Ne Shqiperi me ligj kuptojne vetem detyrimin. Do te ishte me mire te nxiten njerzit te kuptojne se kane edhe te drejta dhe se ligji edhe kur detyron dike e ben kete per te mbrojtur te drejten e te gjitheve.
    Shtet ligjor nenkupton nje qendrim pasiv te qytetareve. Pra eshte ligji ai qe i zgjidh te gjitha. Shteti i se drejtes nenkupton qytetare aktive qe luftojne per te drejtat q eu njeh ligji. Dhe kjo eshte ajo qe na mungon.

  4. Zoti Lubonja,
    Artikulimi juaj eshte me vend dhe informon mbi perdorimin e termave qe vijne nga perkthimet. Por e rendesishme eshte ajo cfare ju denonconi ne shkrimet tuaja:sundimin e nje pakice gangsteresh, te ashtuquajtur politikane, qe e kane vene veten mbi ligjin dhe mbi shoqerine. Rrenimi kulturor i popullit dhe varferimi ekstrem i realizuar me qellime te caktuara nga kjo cipe(jo shterese) pasanikesh mafioze eshte krimi me i madh qe i eshte bere Atdheut.
    Ju pershendes per kontributin tuaj atdhetar.

    • Mendoj se kuptimi eshte i ndryshem, shteti ligjor ka kuptimin e nje shteti
      qe ndoshta nuk bazohet ne te drejtat e qytetareve,,psh ne sistemet e diktatures,pra sundimi i shtetit ligjor me ligje ,por me ligje per te terrorizuar
      sic ka ndodhur edhe ne shqiperi ne periudhen e diktatures, ndersa shteti i
      se drejtes ka kuptim krejt tjeter,ka kuptimin e ligjeve te drejta,demokratike
      si rrjedhim kemi shtet ligjor dhe shtet te se drejtes

  5. Sundimi i së drejtës apo sundimi i ligjit ngjan me Ali Hoxhën dhe Hoxhë Alinë sh. Lubonja. Mos u shqetsoni per këtë.Tek fjalori shqip i vitit 2006 faqe 214 lexojmë:per falën e drejtë…që perputhet me parimet, e me kerkesat e shoqërisë e të moralit ose bëhet sipas rregullave e ligjeve… etj. Pra, i ka të gjitha brënda : të drejtën dhe ligjin. Ne na intereson që ligji ose e drejta të sundojë. Kësaj i thonë shqetsohesh pse në një gjuhë tjetër bukës i thonë leba ose pse ata i venë mbiemrat para emrave.

  6. Shteti ligjor apo shteti i se drejtes ?
    Nje pjese e madhe e ish nomenklatures komuniste te diktatures dhe bijve te tyre, mundohen te justifikojne krimet e perbindeshme te asaj kohe, se nuk bene gje tjeter, vecse zbatuan ligjet e shtetit komunist. Ne emer te ligjit mizor per denimin e “agjitacion propogandes”, u denuan me mijra njerez e u persekutuan me dhjetra mijra familjare te tyre. Nje nder te eshte edhe z.Lubonja. Mos te harojme se edhe ky ligj antidemokratik e antinjerezor, ne me te shumten e rasteve, u shkel dhe u denuan njerez deri ne zhdukjen e tyre fizike, deri ne zhdukjen edhe te varreve e deri edhe denime pa gjyq.
    Vertete e drejta eshte e lidhur me ligjet dhe zbatimin e tyre. Por nuk ka pse artificialisht te heqim shenjen e barazimit midis ligjeve te nje sistemi diktatorial, dhe ligjeve te nje sistemi demokratik te bazuara ne te drejtat e njeriut te sanksionuara me konventa nderkombetare.
    Shqiperia pas diktatoriale ka sot ligje te aferta me ato te vendeve perendimore te demokracive te konsoliduara. Vjen ne pyetje se a respektohen keto ligje dhe a zbatohen ato ashtu sic duhet.
    Kush eshte mekanizmi kryesor i zbatimit te ligjit ?
    Pa dyshim eshte pushteti i trete, drejtesia.
    Shqiperia nuk ka vecse 22 vjet qe ka dale nga sistemi diktatorial. Une nuk dij te kete ne sistemin e drejtesise shqiptare djem te rij 22 vjecare qe te jene antare te gjykatave te larta apo kryetare te tyre. Ndonese ndermjet juristeve te dipllomuar ne kohen e komunizmit, ka edhe te tille qe ne mbrendesi te ndergjegjes se tyre, nuk jane pajtuar kurre me ligjet e diktatures, keta, qe te jemi te ndergjegjshem jane te pakte. Dihet se vecanerisht profesioni i juristeve ishte i “rezervuar” vetem per femij te familjeve besnike te regjimit.
    Keni degjuar ndonje emer te familjeve te shquara patriotike nacionaliste qe te jete dipllomuar si jurist ne kohen e diktatures ?
    Edhe ata pak juriste qe vijne nga “familje te persekutuara”, jane bij te udheheqesve te diktatures qe Enveri me friken e tij paranoiake i asgjesoi pikerisht nga zelli i madh i tyre ne krime.
    Pra drejtesine ne Shqiperine e nje sistemi demokratik 22 vjecar, nuk e drejtojne juriste te ardhur nga Evropa demokratike, por produkti njerezor i vendit. Perse duhet te “fillozofojme” e te bejme krahasime me shtetin demokratik evropian te se drejtes, kur zbatuesit e ligjeve i kemi produkt te vendit ?

  7. ne shqiperi nuk ka shtet por regjim .perpara duhet larguar regjimi e pastaj ndertimi i shtetit te se drejtes

  8. Çdo njeri ka te DREJTË të pijë duhan.
    Por LIGJI i a ndalon atij ta pije ne lokale apo në ambiente të mbyllura!
    Pra shihet se ështe më mirë sundimi i ligjit se sa shteti i së drejtës. E aq më tepër kur e drejta nuk është e pakufiyuar.
    Kjo sepse në çdo gjuha ka vecorira në perdorimin e shprehjeve apo fjalëve per te njetin mendim qe duam të shprehim!
    Ne në shqip themi se na mori malli per dike, ndërsa në anglisht thuhes se më ka munguar ai apo ajo.
    Perfundimisht meraku, shqetesimi apo dhe problemi që ka pasur autori dhe që e ka detyruar te shkruajë nje goxha artikull është më se i panevojshëm!

    • Kasrtrot.
      Autori ndermjet perpjekjes se sqarimit te termave kerkon te na beje te mendojme mbi standartet e ligjit dhe te drejtes dhe sa te zbatueshme jane
      ato ne vendin tone. Ai na tregon se sa te kujdeshem jane amerikanet me perdorimin e termave duke nenkuptuar dhe funksionimin e tyre ne shoqerine
      demokratike amerikane, prandaj e gjej kete artikull me se te nevojshem.

  9. Une deshta me dal pak prej teme,por po mbes ne kuader te saj: Zotri Lubonja ne Shqiperi shumica dermuese e intelektualve(gazetar,politikan,e zyrtare shtetror) nuk e perdorin fjalen QYTETAR te Shqiperise por kryesisht SHQIPTARE.Edhe ju ne kete shkrim si Sali Berisha ose Edi Rama po e perdorni kete.A nuk eshte gabim kur Berisha djejtohet te gjithe popullates ne Shqiperi me : ne mendojme per te gjithe shqipetaret, ne vend se: ne mendojme per te gjithe qytetaret e shqiperise. me falni per kete nderhyrje

  10. Bla Bla Bla! Lubonja shume here kritikon te tjeret kur flasin me te njejten gjuhe sic flet Lubonja sot qe shqiperia nuk eshte hollanda apo belgjika apo danimarka. Tani po vete ky Lubonja jep leksione per hienat se si mund te ndertohet shteti Ligjor!!! Ha Ha Ha! Te trajtosh realitetin shqiptar sic e trajton Lubonja eshte thjesht te mos ndryshosh asgje se cdo ndryshim i tipit alla Lubonja eshte nje perralle ne librin 1001 nete!

Beni nje Koment


4 + 2 =

Social Network

AMC

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar


Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept