GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » Rruga e Elbasanit, Basha: Do 10-fishojmë pemët e Parkut

Rruga e Elbasanit, Basha: Do 10-fishojmë pemët e Parkut

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Lulzim Basha

Përfaqësues të Shoqërisë Civile ishin dje të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për të marrë sqarime në lidhje me punimet që po kryhen për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Artan Lame, i cili foli në emër të tyre, u shpreh se të gjitha kërkesat për lejen e këtyre punimeve, si dhe ankesat për prerjen e pemëve në Parkun e Liqenit Artificial, qoftë në Ministrinë e Mjedisit qoftë në Bashkinë e Tiranës nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Përgjigjja e vetme nga Ministria e Mjedisit na erdhi sot me këtë shkresë, ku thuhet se firma që po kryen punimet nuk është e pajisur me leje mjedisore”, tha Lame. Kreu i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij hodhi poshtë të gjitha pretendimet se institucioni që ai drejton nuk ka bërë transparencën e kërkuar. “Thelbi i çështjes nuk ka të bëjë me lejen, angazhimi juaj fillestar ka qenë çfarë po bëhet me parkun dhe ne i kemi dhënë kësaj një përgjigje të menjëhershme”, tha Basha. Ai shtoi se rruga nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km, do të jetë e gjerë 2.8 m, me trafikndarëse prej 1.5 m, ku është parashikuar edhe gjelbërim edhe trotuare në të dyja anët e rrugës. “Nuk me intereson pjesa nëse kjo rrugë do të bëhet apo jo. Ajo çka duam ne të dimë, është si po kryhen këto punime. A ka leje ndërtimi, a ka një projekt të qartë. Deri tani këto përgjigje nuk i kemi marrë”, tha Lame. Sipas tij e gjithë shoqëria civile meriton një përgjigje për këtë stres që po kalon prej dy muajsh duke trokitur në të gjitha dyert e institucioneve. “ Do donim edhe ne të merreshim me punët tona. Kemi gjithë këtë kohë që kërkojmë sqarime zyrtare të cilat na mohohen nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e tjera që përgjigjen për mjedisin”,tha Lame. Projekti dhe Pemët Kryebashkiaku Basha theksoi se projekti, pasi ka kaluar në Këshillin teknik të Bashkisë së Tiranës, i është dërguar sipas të gjitha procedurave Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, e cila zbaton projektin. “Nuk mund të thoni se nuk ka projekt, pasi projekti ka qenë i afishuar për 45 ditë me radhë në faqen e internetit. Projekti ka qenë aty, kanë garuar investitorë, ka fituar firma përkatëse”, tha Basha. Sa i përket prerjes së pemëve, ai theksoi se brenda vitit në hapësirat e Parkut të Liqenit pemët do të 10-fishohen. “Ky është angazhim që i qëndroj edhe në këtë sallë para jush, brenda këtij viti, dhe masat janë marrë. Do të ketë edhe 4000 pemë të tjera”, tha Basha. Ai parashtroi dhe Planin e Masave për rehabilitimin e Parkut të Liqenit Artificial. “Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimet ka marrë detyrat për riparimin e portës që ka mbetur e hapur që nga koha e përmbytjes së madhe”,tha Basha. Pritet gjithashtu të riparohet kolektori. Do të ndërhyhet edhe për riparimin e riparimin e lidhjes të liqenit me atë të liqenit të Farkës që është i rëndësishëm për furnizimin e tij. Ai theksoi se ka një VKM e cila autorizon lejet për punët publike edhe në mungesë të planit. Pas dhënies së këtyre sqarimeve, përfaqësuesi i PDIU në Këshillin Bashkiak, Tahir Muhedini, kërkoi që diskutime të tilla të mos bëheshin më në mbledhjen e Këshillit pasi nuk ishin pjesë e tij. “Nëse zoti Lame dhe zoti Basha duan të diskutojnë këtë çështje, të takohen në zyrë”, tha Muhedini.
Debati për taksat, Basha: Asnjë propozim për rritje Në mbledhjen e Këshillit nuk munguan debatet edhe në lidhje me taksat që paguan biznesi. “Qytetarët ankohen përditë se taksat u janë dyfishuar. Detyrimi tatimor është gati dyfish më i lartë se ai që kanë pasur në vitin 2011”, tha kreu i përfaqësuesve të majtë në Këshill, Aldrin Dalipi. Kryetari i Grupit të PD në Këshill, Ferdinand Poni, theksoi se në dijeninë e tij dhe të të gjithë qytetarëve të Tiranës, taksat dhe tarifat janë reduktuar. “Ju ngrini pretendime të pabaza, kemi qenë të gjithë që kemi miratuar vendimin për heqjen e 60 taksave dhe tarifave vendore. I keni të pakuptimta këto çështje që ngrini”, tha Poni. Kryebashkiaku Basha theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës as nuk ka sjellë në Këshill ndonjë propozim për rritjen e taksave dhe as nuk ka marrë një të tillë. “Këto shqetësime vijnë në zona të ndryshme të Tiranës, shqetësime ka për pjesën e Rrugës së Durrësit, Rrugës së Kavajës etj”, tha Adriana Berberi, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë në Këshill.
Vendimet e miratuara Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak u miratuan 3 projektvendime, nga 5 të prezantuara në rendin e ditës. Bëhet fjalë për vendimin “Për pagesën e kuotës së anëtarësisë së Bashkisë së Tiranës në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë për vitin 2112”. Një tjetër projektvendim ishte ai “Për miratimin e anëtarësimit dhe financimit të kuotës së anëtarit të asociuar të Bashkisë së Tiranës në Eurocities, rrjeti i qyteteve më të mëdha europiane”. Kaloi edhe me votat e opozitës projektvendimi “Për dhënie stimuli nxënësve me rezultatet të shkëlqyera të qytetit të Tiranës. Propozimi i këshilltarit Agim Kraja me objekt “Për devijimin e qarkullimit të automjeteve që përshkojnë aksin rrugor nga nulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ deri te sheshi “Skënderbej” gjatë faljes së veçantë të namazit e të xhumasë, e cila kryhet çdo ditë pranë xhamisë së Ethem Beut, do të shqyrtohet në një tjetër mbledhje. ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Rruga e Elbasanit, Basha: Do 10-fishojmë pemët e Parkut”

  1. “Nuk me intereson pjesa nëse kjo rrugë do të bëhet apo jo. Ajo çka duam ne të dimë, është si po kryhen këto punime. A ka leje ndërtimi, a ka një projekt të qartë. Deri tani këto përgjigje nuk i kemi marrë”, tha Lame.
    Sa turp kur degjon nje njeri te shoqerise civile nje njeri qe deri dje ka qene zv.kryetar i Bashkise Tirane te shprehet ne kete menyre. Te gjithe ne banore te qytetit te Tiranes jemi te gatshem te gjithe te japim kontributin tone per hapesirat publike , rrugore dhe çdo gje qe ka te beje per te miren e ambientit dhe te njerezve qe jetojne ne keto ambjente. Dhe une e shume te tjere mund te themi me plot gojen se ” çme duhen pemet mua , mua me duhet rruga , ajo rruge ku une vonohem çdo dite per te shkuar ne pune , ku femijet vonohen çdo dite te shkojne ne shkolle ku te semuret presin me ore autoambulancen ti vije per ndihme ose te rrine me ore ne trafik nga pamundesia e levizjes se mjeteve, ku te gjithe ata banore qe jetojne aty ku ju Z.Lame si ish kryetar ka firmosur per leje ndertimi thithin çdo dite pluhurin dhe tymin e automjeteve qe rrine ne trafik ne pritje te lirimit te rruges se ngushte qe nga koha e komunizmit” , por jo Z.Lame ne te gjithe jemi te interesuar per te gjitha pjeset perberese te zones se Tiranes qe e rregullojne trafikun dhe bukurine dhe nuk jemi si ju qe dilni sa per sy e faqe ne keto show politiko-publike. Mos u fshihni pas Shoqerise Civile. Ku ishte shoqeria civile kur ne vitin 1998 e mbrapa u prene peme e filloi ndertimi i pallateve perballe Fakultetit te Historise, apo lokaleve te tilla si LUANET, SOFRA ARIUT, e gjithe pjesa me lokale qe vazhdon per lart nga Sauku qe besoj e dini dhe ju qe jane pjese e qytetit te Tiranes, pasuri publike qe Ju ja dhate privatit dhe prene qindra peme per lokale e per rruge, parku i liqenit ku nderhyte me firmat tuaja dhe shkaterruat qindra e qindra peme. Jemi dhe ju perkrahim ju ne inisiativen e ndermarre per te miren e Qytetit por ju po i rrini ne krah te kundert cdo lloj investimi dhe nuk flisni aty ku duhet. Si aktivist i shoqerise civile apo si ish zv.kryetar i Bashkise Tirane kam nje pyetje per Ju z.Lame. Kur Edi Rama atehere kryetar i Bashkise Tirane ndermorri te ashtequajturen sistemim te bulevardit si ka mundesi qe Ju si “QYTETAR” nuk folet asnjehere per investimin dhe kompanine fituese te shtrimit me pllaka te bulevardit nga stacioni i trenit deri te hotel Tirana ose me sakte si ka mundesi qe ju ne ate kohe nuk ju interesoi shpenzimi i parave te taksapaguesve te qytetit te Tiranes kur z.Rama ne ate kohe pllakat i solli nga “jashte” me 41 euro m2 nderkohe qe ne Tirane me pakice nje m2 shitet 600 leke ? Largou nga qellimet dashakeqe politike dhe perkushtoju qytetit te Tiranes ashtu si mendon te jesh nje qytetar i Tiranes.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy