GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Opinioni publik dhe rasti “Kule”

Opinioni publik dhe rasti “Kule”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
MENTOR NAZARKO Prej disa kohësh, disa media, përfshirë dhe “Panoramën”, po merren me disa veprimtari të rektorit të Universitetit publik të Tiranës, zotit Dhori Kule, që nëse nuk përgënjeshtrohen bindshëm prej tij, janë me të vërtetë keqbërje të jashtëzakonshme. Secila prej çështjeve të ngritura prej këtij grupi mediash, ose të paktën shumica prej tyre, i kanë të gjitha elementet e skandalit. Dje kishim dy: riblerja prej tij e makinës së Rektoratit me një çmim tri herë më të lirë, dhe ndërhyrja e Kryeministrit në pezullimin e transferimit të 28 pedagogëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Pa përgënjeshtrim bindës prej të interesuarit, historia e makinës është vërtet e turpshme. Është shumë shqetësuese dhe shkalla e lartë e ndërhyrjes politike në një universitet, i cili duhet të jetë autonom në vendimmarrjen e vet, por që lidhjet e drejtuesve akademikë me Ekzekutivin duket se e kanë shndërruar në shtojcë të qeverisë, gjegjësisht partisë në pushtet. Në lidhje me këto sulme ka një qasje të parë, zhvlerësuese të tyre, që meriton vëmendje. Sipas saj, sulmet, artikujt investigues etj., janë të motivuara nga interesat e botuesit për marrjen me qira të konviktit të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja. Rektori, nga ana e vet, e ka kërkuar këtë konvikt për Universitetin publik, dhe prej këtej ka lindur konflikti. Ky gjykim, kjo qasje është shumë thjeshtëzuese për të injoruar me një të rënë të lapsit vërtetësinë e akuzave. Së pari, në kërkesën e subjektit privat, universitetit “Luarasi”, nuk ka asgjë të paligjshme. Vërtetimi i ndonjë favorizimi të mundshëm të këtij subjekti nga ana e autoritetit që ka organizuar tenderin për dhënien me qira, nuk ka lidhje fare me vërtetësinë e akuzave ndaj titullarit të Universitetit publik, zotit Kule. Në gjykimin tim, në emër të shërbimit të barabartë, të gjithë operatorët arsimorë duhet të vendosen në pozita të njëjta në aksesin e tyre ndaj aseteve publike. Nëse veprohet kështu, privatët do të detyroheshin të ofronin çmime më të lira për studentët e universiteteve jopublike etj. Të vazhdosh favorizimin e Universitetit publik në kushtet kur gjendja e tij përkeqësohet, nënkupton, veç të tjerash, mbajtjen e tij nën tutelën e qeverisë, të partisë në pushtet. Por kjo është një çështje tjetër, që del jashtë objektit të shkrimit. Së dyti, si ndodh rëndom në politikë, pra në gjithë shoqërinë shqiptare palët tentojnë t’i zhvlerësojnë akuzat e kundërshtarit duke u mbështetur mbi qëllimet e akuzuesit apo motivet e tij. A kanë rëndësi motivet, sa të na çojnë në injorimin total të akuzave të vërteta, siç po ndodh gjerësisht? Pse aktualisht në opinionin publik kemi vetëm dy qasje ekstreme që përplasen me njëra-tjetrën? Nga njëra anë mediat që akuzojnë rektorin dhe, nga ana tjetër, disa media që vetëm mbrojnë rektorin, pa u marrë fare me akuzat dhe duke replikuar me palën tjetër se ajo ka interes çështjen e konviktit. A mos vallë ka dhe në qëndrimin e mediave mbrojtëse interesa solidare me rektorin apo me atë grup politiko-mediatik që qëndron pas tij? Analiza e interesave nuk është objekt i këtij shkrimi. Në parashtresën e mësipërme u tentua thjesht të shmanget përshtypja se prej autorit të shkrimit nuk kuptohet konteksti i interesave. Por, pasi u shpjegua konteksti i interesave, ka vend shpjegimi i qasjes filozofike të kësaj analize. Në gjykimin e ngjarjeve politike dhe shoqërore, veprimtarive të ndryshme të protagonistëve të tyre, analiza e qëllimeve, e motiveve që i shtyjnë ata është e vështirë, ndaj opinionbërësit do të duhet të përqendrohen te pasojat e këtyre veprimtarive.  Më saktë, pasojat në interesin publik. A kanë pasojë të rëndë për interesin publik secila prej veprimtarive të rektorit, që nëse nuk përgënjeshtrohen, janë keqbërje arrogante dhe banale që kapërcejnë abuzimin e thjeshtë me detyrën? Më duket se ky duhet të ishte boshti kryesor i angazhimit të mediave të tjera, të opinionbërësve, e pse jo, dhe të politikës, më saktë, të opozitës. Epo bash kjo mungon në reagimin e mediave të tjera rreth këtyre shkrimeve. Kjo qasje injoruese mbi pasojat e veprimtarive të dyshimta të zyrtarëve apo funksionarëve publikë dhe përqendrimi te motivet zhvlerëson çdo lloj akuze në këtë vend. Ajo mbulon me harresë dhe akuzat më të rënda në përputhje me një strategji të të akuzuarve, për të sfumuar gradualisht akuzat ndaj tyre. Dhe kjo indiferencë të kujton një pohim dramatik të ambasadorit holandez në një intervistë të fundit të tij në lidhje me të ashtuquajturën vetëvrasje të Kosta Trebickës, për të cilën ambasadori Dol saktësisht tha: “Nuk pati hetim të besueshëm, dhe ajo u harrua shpejt. Me të nuk u morën fare dy vjet, aq sa besoja unë”. Ky është objekti i shkrimit: Pse? Pse injorohen kaq shpejt akuza të mëdha, të cilat pastaj harrohen? Po mundohem të hedh disa hipoteza, të cilat kërkojnë përpunim të thellë dhe mbase janë lëndë e parë për një debat tjetër. A ekziston në shoqërinë tonë sfera publike, në kuptimin e një rrjeti, e një qarku diskutimesh ku mund të marrin pjesë të gjithë dhe ku trajtohet interesi publik, apo ka vetëm ca hapësira ku trajtohen vetëm interesat private, të cilat ndeshen egërsisht me njëri-tjetrin? Në Shqipëri ka fillesa të etablimit të kësaj sfere apo tentativa të funksionimit të saj, por nuk ka një sferë të tillë. Akuza si këto të “Panoramës” apo të mediave të tjera, mbeten pronë e këtij grupi dhe injorohen, nuk bëhen pjesë e një rrjeti diskutimesh si ai që përshkruam. Të gjithë flasin për interesat private të të gjithëve; të gjithë flasin ç’je ti, ç’jam unë?, por askush nuk merret seriozisht me interesin publik. Të merresh seriozisht me interesin publik, nënkupton vijimësi në mbrojtjen e tij, koherencë në qëndrime, qëndrueshmëri në gjykime, kompetencë në argumentim mbi bazën e arsyes dhe të ligjit. Që të ekzistojë një sferë e tillë, do të duhet të ekzistojë opinioni publik. A ekziston në Shqipëri një opinion publik i shëndetshëm në kuptimin e gjykimit apo e një mënyre të menduari kolektiv të shumicës së qytetarëve, apo si sistem gjykimesh mbi gjënë publike? Rasti i artikujve kundër rektorit Kule, mungesa e reagimit ndaj tyre është dëshmi se ky gjykim kolektiv, i shumicës së qytetarëve apo ky sistem gjykimesh mbi gjënë publike nuk ekziston. Interesi publik nuk shihet qartë, ose injorohet. Ose të paktën ata që duhet ta farkëtojnë, mbrojnë, propagandojnë interesin publik, mediat, opiniobërësit, janë ndarë në taborë që  përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat private. Interesi publik është thjesht dhe vetëm një gjethe fiku për interesat respektive të palëve. Nuk ekziston ai rrjet komunikimi, ai qark i mbyllur komunikativ, ku qëndrimet e palëve komunikojnë me njëra-tjetrën dhe nuk janë njeri gozhdës, tjetri patkoit. Dhe ka dy pikëpyetje: A ka ekzistuar ndonjëherë kjo sferë publike, apo ajo ka degjeneruar? Më duket se nuk ka ekzistuar ndonjëherë që, për pasojë, dhe të degjeneronte…. Por kjo është një temë shumë e gjerë, që s’mund të shterohet me një artikull të vetëm dhe për më shumë nga një autor.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

9 Komente per “Opinioni publik dhe rasti “Kule””

  1. Shkrim shume i mire.opinionistet nuk po flasin per kete fenomen,ua kane mbyllur gojen me mastera dhe doktoratura.
    Dhe debatet televizive po mungojne per UT dhe keto skandalitetet me hakmarrjet e Kules per zgjedhjen e tij.Studentet paguajne taksat jo per lukse te rektorit.

  2. artur vatnikaj

    Sa keq që ka kaq shumë pisllek edhe në rangje kaq të larta..Sa keq që nuk ka një Shqiptar që ta dojë vendin e vet me pastërti. Mos ndaloni për asnjë çast se shkruari artikuj të atillë se mos një ditë do ja marrë Zoti mend ndonjë personi e na i heq qafe ata të parë.Rrespekte…

  3. Ceshtja eshte shtruar shume drejte nga pikpamja filozofike. Po edhe vete autori mund te ishte perpjekur pak me shume per te na dhene nje model se si mund te arsyetohesh ne kete rast ne favor te interesit publik. Jemi kaq injorante ne kete drejtim, sa do te duhet me te vertete te mesojme cdo gje nga e para, si ai femija qe fillon te belbezoje gergerimat e para…

  4. Nuk eshte faji i Kules. Vete shteti ja ka lene rrugen hapur, sepse ne ate “rruge” kalon edhe vete shteti, funksionaret e tij. Shteti lejon qe Kule te marre 8 rroga, ne borde, komisione, keshilla, etj, me vlere mbi 4 milion leke ne muaj, e barabarte me 40 pencione, ose me 15 rroga mesatere te nepunsve te shtetit. Shteti ka lejuar qe makinat e shtetit ti blejne vete drejtuesit e institucioneve, ose me mire ti marrin falas. Shteti dhe shtetaret po te “rruajne” aty ku nuk lejon ligji, jo me kur gjejne nje “fije floku” per tu kapur. Por problemi eshte se per kete nuk shqetesohen ata qe vuajne, qytetaret. Ose shqetesohen dhe presin qe drejtesine ta kerkojne te “tjeret”. Po kush jane te “tjeret” ? Jane vete ata, por nuk e dine dhe deri ta dine, shteti do vjedhe dhe ata do bejne sehir. Shkrimi i Nazarkos eshte i mire, por nuk godet ne “plage”. Gjera te tilla nuk duhet perzier me politike. Problemi eshte i thjeshte. Nje person, sic eshte rektori, ka akses kudo. Ai po ti mbushet mendja behet edhe ambasador duke qene njekohesisht rektor. Pse jo. Kur merr pjese ne 7 komisionie, borde etj, ku i minimalisht harxhon 7 dite pune, nga 21 gjithsej, per te cilat paguhet si rektor. Nazarko nuk duhet te permende politike, por si njeri i analizes dhe medias, duhet te kerkonte qytetarve, shoqerise civile, shoqatave, ku jo rralle e kemi pare aktiv, deri ne mbrojtje te nje gazetari (qe eshte normale) te ngrihen me force ndaj vjedhjes se jeteses se tyre nga shteti. Nazarko duhet tu kujtoj edhe kolegve te tij te medias se, eshte me e rendesishme te protestojne ndaj skandaleve te tilla se sa per 10 peme qe priten tek rruga e Elbasanit (edhe ato jane shume te rendesishme).

    • Z.Dritan,autori i shkrimit dhe ju e trajtoni drejt problemin,por e verteta eshte se qytetarin e vertete as e pyet dhe as e degjon kush.Ne komentuesit jemi nder ata qe shqetesohemi me se shumti per keto skandale qe nuk kane te reshtur,komentojme e japim mendimin tone,por….a pyet kush se cfar themi ne.Eshte zeri i analisteve,mediave te vena ne kudhren e politikes-biznes,qe flasin e i vene vulen.Jane ata qe “c`varrosin”apo “varrosin” probleme nga me te ndryshmet,vetem per interesat e politikes se dites.Interesi publik perdoret si makiazh per te zbukuruar apo shemtuar sipas interesit te politikes,personazhe te ndryshme..Ketu tek ne,nuk sjhqetesohen per problemin e shtruar,por per personin qe e shtron,i futen pastaj biografive ne stilin Salian,me qellim qe te cvendoset vemendja,pastaj kalohet ne probleme te tjera,qe te mpijne kujtesen publikut.Te gjitha keto behen jo pa qellim.Nqs media do te ishte ne funksionin e pushtetit te katert,ia xhvishte lekuren kujtdoje,por media jone eshte kthyer ne nje instrument te mbajtjes se pushtetit,mercenare te thjeshte te paguar e porositur per gjithecka shkruajne e thone.Eshte kjo arsyeja qe media po behet cdo dite e me teper e pa besueshme ne syte e popullit,ka marre trajtat e fytyres se pushtetareve.Opozita eshte teper e ngathet,e fjetur,pa dinamizem e krijimtari,si nepunes te thjeshte te ketij shteti.Ata ose harrojne qe taksapaguesi shqiptar i paguan vetem qe te mbikqyrin e bejne transparent cdo veprim te pushtetareve,por jane katandisur 60 e ca deputete te saj qe flene ne kuvend,i zene per zhelesh e i nxjerrin jashte (sikurse veproi sefundi nenmediokri Imami) sa here qe i teket mazhorances; ose eshte e mefshet e pa afte,apo eshte e korruptuar dhe e blere nga mazhoranca.Rolin e opozites tek ne e luajne vetem nje numur i vogel analistesh,qe edhe ata i mbyt jehona zhurmuese e te ashtuquajtures mazhorance.Opozita e vertete ta ve kufirin tek thana.E ne,nuk kemi as media te vertete e as opozite te vertete.Kjo krijon konfuzion e degradim edhe te asaj kulture minimale demokratike qe shpresonte ky popull pas rrezimit te komunizmit dhe pra nuk pritet me shume prej tij..Ky “stabilitet” u intereson edhe nderkombetareve,si me kosto me te “ulet”.

  5. Veshtrim fenomeni, shume i bukur e i dobishem.

  6. Rast i mire per zhurme mediatike. Rast i mire per te perbaltur cdo zyrtar qe perfaqson koalicionin qeveritar ne pushtet .Vetem keshtu mund te behet qimja tra …

  7. Nje nga komentuesit me lart pyeste se ku jane opinionistet qe nuk merren me kete ceshtje. Me te drejte thoshte pastaj se jua kane marre mendjen me palo mastera dhe doktoratura!! Mire opinionistet, se mund ta ndjejne veten me ‘afer’ ‘akademise’ dhe ngurojne te shprehen, po opozita cfare ben??!!! Opozites ne fakt ja ka mbyllur gojen Mimi Kodheli, e cila sapo e ka marre si nje palo udheheqes te nje palo doktorature te saj ‘perfaqesuesin’ e mazhorances dhe ‘profesorin e nderuar’ Kule!!! Dhe qytetari pret drejtesi per shperdorimin e taksave te tij pastaj!!!

  8. Nazarko nuk thote ne kete shkrim nese ka konflikt interesi ne qendrimin qe mban – pra a jep mesim ai ne nje nga universitetet qe permendin ne shkrim apo ne akuzat e ndersjellta. Mua me duket se nazarko perseri i bie reth e rrotull ceshtjes dhe nuk mund te jerte i sinqerte me vetveten.
    Per mua motivi i akuzuesit eshte tejet i rendesishem pasi ky motivim eshte ai qe ne opinionin publik i heq edhe akuzave te drejta sensin apo kauzen morale.
    Pra lexuesit/opinioni i gejre kane te drejte te pyesin se perse ky sulm ndaj Kules behet sot??? dhe perse nuk shtrihen keto akuza nga kjo media edhe me gjere ne korrupsioni neper universitetet/shkollat publike dhe private – ku besoj se kule do te shihej si shprehje e fenomenit dhe maja e ajsbergut te korrupsionit. Autori me duket se shmang me qellim pikerisht kete motivim te akuzuesit qe besoj se ne pershtypjen e shume lexuesve, calon nga ana morale.
    Nuk mund te luftohet korupsioni (ca me teper ne Shqiperi) pa nje sens te fort moral.
    “Beteja” mes panoames/ballkanweb dhe Kules (te pakten deri tani) eshte nga ato beteja te perdithsme ne shtypin shqiptar me elemente te tipit skandalistik/ shokues/hakerruese qe ju mungon ana tjeter e mediales – pra prononcimi i te akuzuarit, fakte dhe dokumente qe vertetojne keto shkelje dhe nese ka elemente penal -cuarja perpara ligjit. Dhe perseri lexuesit jane lodhur me akuza/kunderakuza qe nuk shkojne kerkund.
    Ne te tilla kushte qe te dy palet dalin te humbura – qofte Kule qe une besoj se eshte i korruptuar (sic jane te gjithe ata ne pozita te ngjahsme -dhe kjo eshte problemi i madh tek ne) – qofte edhe gazetat/mediat prane nje biznesmeni qe nuk denjojne te merren me fenomenin ne pergjithesi por targetojne nje person qe mesa duket ju ka prishur pune.
    E tille media humbet besueshmerine nga publiku.
    Si mund te zgjidhet kjo – media perkatese eshte ne te drejten e zotit te ndjeke aferat koruptive te Kules dhe ti coje ato ne hetuesi/prokurori, si dhe te fitoje besimin e publikut duke bere transparence per te gjithe fenomenin – perfshire edhe Universtetet Private dhe sistemin shkollor ne shqiperi. Pra marrja shkas nga Kule u jep te drejten Panorames qe te hape nje fushate te gjere per te zbuluar cdo forme korrupsioni ne shkollat tona –
    Atehere njerezit do te kishin besim se Panorama e paska seriozisht kete gje.

Beni nje Koment


+ 3 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy