GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Frederik dhe Alisa Ndoci, sërish prindër. Nuk duam ta dimë seksin e fëmijës

Frederik dhe Alisa Ndoci, sërish prindër. Nuk duam ta dimë seksin e fëmijës

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Familja Ndoci me vajzën Marilu

Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur Frederik Ndoci do të bëhet nënë për herë të dytë, vetëm pas pak ditësh. Mësuesja e kantos, Alisa Baraku, është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë së dytë, ndërsa i shoqi do të bëhet baba për herë të katërt…
Vetëm një vit e gjysmë pasi në jetën e çiftit erdhi vajza Marilu, Frederik Ndoci dhe Alisa Baraku do të bëhen prindër sërish. Pritjes së ëmbël dhe emocioneve të bukura, i shtohet edhe kurioziteti i të dyve, pasi njësoj si edhe në shtatzëninë e parë, ata vendosën që edhe këtë herë të mos e mësonin gjininë e foshnjës, deri ditën që krijesa e vogël do të vijë në jetë. Nevoja për të ditur nëse fëmija do të jetë djalë apo vajzë, ia ka lënë vendin përkujdesjeve të momentit mbi krijimin e kushteve dhe komoditetit të duhur për bebin. Të ishte për Alisën, do dëshironte me ngut që këtij ankthi të gjatë t’i vinte fundi për të pasur ndër duar frytin e dashurisë me këngëtarin shkodran. Në momente të caktuara të ditës, është e bija që ia kujton shtatzëninë me përkëdheljet apo puthjet e lehta të barkut sapo ajo kthehet nga çerdhja, ndërsa vet Alisa ka nisur të thurë në kokë strategjitë e saj për të mos i lënë vend xhelozisë së të voglës kundrejt pjesëtarit më të ri, që pas pak ditësh pritet t’i bashkohet familjes Ndoci. Alisa, bashkëshortja e Frederik Ndocit, nënë për herë të dytë Thotë se shtatzënia e dytë nuk ka të krahasuar me të parën! Ndofta frikërat dhe pasiguritë e herës së parë shpesh krijojnë terrene të vështira gjatë mbarëvajtjes nëntëmujore të shtatzënisë, apo edhe më vonë me lindjen e fëmijës. Alisa Baraku, e shoqja e këngëtarit Frederik Ndoci, ndihet e sprovuar në këtë pjesë të jetës, duke kuptuar se eksperienca e parë ka bërë të vetën. “Besoj se nuk ka krahasime… Mëmësia është një nga ndjesitë më të bukura që kam mundur të shijoj në jetë, dhe dëshira për të sjellë një fëmijë të dytë brenda pak kohësh ishte zgjedhje e përbashkët. Gjithçka erdhi e planifikuar, dhe të dy jemi të lumtur që ndodhi. Eksperienca e parë ka bërë të sajën dhe tashmë ndihem edhe më e sigurt. Më ka ikur edhe frika e momenteve të lindjes apo pasiguria nëse do mund të bëj siç duhet detyrën e nënës. Nga fëmija i parë, vajza ime Marilu, kam mësuar shumë, duke u rritur bashkë me të në çdo hap të sajin”, thotë 39-vjeçarja. Ashtu si edhe në shtatzëninë e parë, edhe këtë herë çifti ka pranuar “enigmën” e gjinisë së fëmijës. Të mosditurit e gjinisë deri ditën kur foshnja vjen në jetë, është e ngjashme me ato surprizat që të lënë pa fjalë, e që i shtohen kuriozitetit për tiparet e bebit, sytë, flokët… “Për ne e rëndësishme është që fëmija të lindë i shëndetshëm, edhe pse kemi preferuar të kthejmë akrepat e orës shumë vite të shkuara, kur edhe prindërit tanë përballeshin me gjininë e panjohur të fëmijës deri ditën kur i vogli të vinte në jetë. Është emocion i bukur vërtet, pas nëntë muajve të gjatë pritjeje”, vijon ajo. Ndërsa, i shoqi i ka kaluar të 50-at, faktori moshë duket se nuk përbën asnjë pengesë për çiftin, përkundrazi nevoja për të sjellë sërish fëmijë në jetë, është dëshmi e dashurisë që ata të dy kanë ndaj tyre. Për Frederikun thotë se është një baba tejet i kujdesshëm, që e ndihmon shumë qoftë në procesin e rritjes së Marilusë, që për pak kohë mbush dy vjeçe, ashtu siç është i ndjeshëm edhe ndaj të voglit që pritet të vijë në jetë. Momentalisht të dy kanë mbajtur frymën, për të shijuar edhe për dy javët e mbetura shtatzëninë e Alisës, mes nevojës së ethshme për të pasur ndër duar krijesën e vogël, dhe përkëdhelive të shpeshta të Marilusë, që së shpejti do të bëhet me një motër o vëlla qoftë…ku i dihet! Raporte shumë të mira me dy vajzat e tjera të të shoqit

Alisa Baraku me të shoqin, këngëtarin Frederik Ndoci

Shumëkush u habit kur mësoi lajmin për shtatzëninë e dytë të saj, pas ardhjes në jetë të vajzës Marilusë. Jo se kishte ndonjë të keqe në këtë mes, por “nxitimit” të çiftit për t’u bërë prindër për herë të dytë brenda një viti e gjysmë, shumë persona i veshën edhe kureshtinë se pse u duhej një fëmijë i radhës, pas dy vajzave të rritura të Frederikut nga martesa e parë, dhe të voglës Marilu që u ka ndryshuar tërësisht stilin e jetës. Për bashkëshorten e këngëtarit të mirënjohur Frederik Ndoci, ky realitet nuk përbën kurrfarë pengese, pasi në momentin që dashuroi Rikun, siç e quan ajo të shoqin, nuk zgjodhi që të fshinte të kaluarën për të jetuar mbi “dafina” vite më pas. Ajo pranoi gjithçka kishte prekur jetën e tij, e bashkë me të edhe martesat e ndërprera apo vajzat e rritura të tij, Klean dhe Flodian, të cilat prej shumë kohësh jetojnë në Amerikë. “Unë kam marrëdhënie shumë të mira dhe korrekte me të dyja vajzat e tim shoqi. Flasim shpesh nëpërmjet internetit dhe jam e kënaqur që ime bijë ka edhe dy motra të tjera të rritura, të cilat ua tregoj përmes fotografive. Në momentin që e dashurova Rikun, as nuk pretendova të fshehja të kaluarën e tij, duke e pranuar si diçka krejt normale. Kam respektuar çdo hap në jetën e tim shoqi”, thotë ajo. Aktualisht është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë, pa shumë ngarkesa emocionale apo kokëçarje. Ndihet e bekuar që Zoti i ka dhënë mundësinë për të ripërtërirë jetën, duke shtuar frytet e dashurisë me njeriun e zemrës, këngëtarin Frederik Ndoci. ERMIRA ISUFAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


7 + = 14

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy