Klodian Çela fatlum, takohet me Balotelin
Panorama Plus e Dielë, 15 Korrik, 2012 | 13:17 pm
Ish-konkurrenti i “Big Brother 3” Klodian Çela, vijon të bëjë lajm me jetën e tij. Gjatë pjesmarrjes së tij në “Big Brother”, ai deklaroi se ishte homoseksual, duke u bërë kështu i pari shqiptar që deklaron publikisht prirjen e tij seksuale për meshkujt. Mbasi nuk e gjeti veten rehat në një ambient si Shqipëria, ku lajme të tilla nuk përtypen kollaj, Klodi iu rikthye jetës së vjetër në Milano, në një lokal nate. Siç ka thënë edhe ai vetë, në lokalin ku punon, klientë janë kryesisht fytyra publike të jetës në Itali. Ai është fotografuar me disa syresh, ndërkohë që këtë radhë e shohim afër futbollistit Mario Baloteli. Ky futbollist me origjinë afrikane, i braktisur nga prindërit i vogël dhe i adoptuar nga një çift italian, ra shumë në sy sidomos gjatë Kompionatit Europian 2012. Falë dy golave të tij spektaklor, Kombëtarja italiane arriti të shkojë deri në finale, ku u mund nga Spanja. Për Balotelin mediat shkruajnë pa fund, duke e bërë 22-vjeçarin e talentuar në futboll, një personazh mjaft mediatik.



























